syneti por dhe kundra

Syneti apo rrethprerja te mashkulli adult

Syneti është heqja nëpërmjet kirurgjisë e një pjese apo e gjithë lëkurës së pjesës fundore të penisit. Syneti praktikohet gjerësisht në vendet muslimane dhe pak ditë mbas lindjes. Megjithatë ka dhe prindër që zgjedhin synetin për fëmijët e tyre për shkak të arsyeve të tjera që mund të jenë ato higjenike apo estetike. Disa burra ndërrmarrin këtë iniciativë dhe në moshë madhore apo kur janë adult.

Funksioni kryesor i lëkurës që hiqet është që të mbrojë majën e penisit. Kjo pjesë e lëkurës shërben si lubrifikant natyral duke rrëshqitur në pjesën fundore të tij dhe duke lejuar kështu rritjen e ndjeshmërisë. Kjo pjesë e lëkurës përmban gjithashtu mbaresa nervore që prodhojnë ndjesi të shkëlqyeshme.

Nëse kjo pjesë e lëkurës të dhuron ndjesi aq të veçanta atëherë pse disa burra promovojnë largimin e saj?

Studimet deri tani nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje të saktë por tregojnë shpesh një ndërlidhje midid infeksioneve urinare dhe synetllëkut. Por nuk ka përfundimet të sakta rreth kësaj pjese të lëkurës e cila mbron nga sëmundjet seksuale.

Megjithatë dsa burra zhvillojnë një konditë që quhet phimosis, ku lëkura nuk mund të ndahet plotësisht nga glansi ( koka e penisit) , duke shkaktuar vështirësi në urinim dhe apo ereksion. Një nga trajtimet e këshilluara është pikërisht syneti.

Disa burra kanë dëgjuar gjithashtu që ata që janë synet e kanë më të vështirë të ejakulojnë, dhe zgjedhin këtë trajtim. Disa burra të tjerë mendojnë që një penis që nuk është synet është më i bukur nga ana estetike.

Pamvarësisht se pse vendos të bëhesh synet është shumë e rëndësishme të kemi informacionin e duhur rreth rreziqeve me të cilat mund të përballemi.

Disa rreziqe përfshijnë dhimbje, infeksion ( si çdo procedure kirurgjike) dhe ulje të ndejshmërisë së penisit. Shqetësime të tjera mund të përfshijnë dëmtimin e glansit ( kokës së penisit) dhe dhëmbëzimin e mundshëm të lëkurës.

Ka dhe një lëvizje të filluar nga burrat për rikrijimin e lekurës apo lafshës së hequr. Fatkeqësisht nuk mund të ketë kurrë një rekuperim të plotë të lëkurës që është hequr njëherë.

Ka disa mënyra se si burrat e bëjnë këtë. Një restaurim jo kirurgjik bëhet duke zgjatur indin, ngadalë dhe në kohë. Duhen disa vite që të arrijmë rezultatin e dëshiruar, Kjo është një metodë që krijon inde të reja.  Ata burra që kanë pak inde shtesë mund të zgjedhin mbulesa artificiale të bëra nga latex.  Ekziston dhe një opsion kirurgjik ku lëkura merret nga scrotumi  ( përmban testikujt) pasi është e ngjashme me lëkurën e penisit. Kjo teknikë është e shtrenjtë dhe nuk ka garanci rreth kënaqësisë.

Por si ndikon kjo gjë të gratë ? Ndryshom mënyra dhe ndjenjat që ato kanë ?

Dallimi kryesor te gratë është të fakti që një penis që nuk ka kaluar rrethprerjen,  ka lëkurën që shërben si lubrifikant, duke qëndruar gjithashtu në të njëjtin vend e duke bërë që glansi  të levizi brënda dhe jashtë saj. Kjo sjell më pak friksion në vaginë dhe më shumë kënaqësi për gratë.

Normalisht zgjedhja për t’u bërë synet është shumë personale ndërkohë që benefitet dhe disavantazhet janë pothuajse të njëjta. Nëse je në moshë madhore dhe vendos vetë për këtë procedurë informohu dhe flit me doktorin tënd. LOVE

Zhaklin Lekatari

6 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Persa i perket semundjeve une jam i idese : si te jesh synet apo te mos jesht eshte jashtezakonisht e rendesishme higjena personale.
    Une nuk jam bere synet dhe kurre nuk kam patur probleme shendeti. Sa me shume rritesha aq me shume kujdesesha per higjenen.

    • Higjena eshte shume e rendesishme. Nje pjese shume e mire e djemve qe ndjekin Tabu, ankohen rreth higjenes personale se vajzave. Nj pjese e mire thone qe nuk performojne seks oral per shkak te mungeses se pastertise. Higjena tregon respekt per vete ne rradhe te pare dhe per te tjeret ne rradhe te dyte.

  • Jam 15 vjec dhe nuk jam bere synet dhe nuk nxjerr dot koken e penisit . Ne ereksion nuk nxirret fare kurse kshu me zor

    • Pershendetje,

      drejtohu te prinderit. Ne moshen tende keto probleme duhet te bisedohen me prindin. Mos ki trup dhe siklet,eshte gjeja me normale ne bote te kujdesesh per organet e tua riprodhuese. Flit me mamin ose babin.