Himeni, ky burim mitesh dhe legjendash është ende një sekret, edhe sot, në mjekësinë moderne. Ka shumë gjëra që duhen ditur rreth himenit, por ja nisim nga anatomia më mirë. Himeni ndodhet pikërisht në hyrje të vaginës. Por, për të kuptuar më mirë këtë lokacion duhet ditur diferenca midis vulvës dhe vaginës, të rëndësishme dhe me ndikim qëkur jemi në mitër.
Vulva: pjesa e gjenitaleve që janë jashtë, pjesa që mund të shohësh dhe fokusi i shumë revistave porno. Është Vulva jo Volvo.
Vagina: pjesa e gjenitaleve që ndodhet brënda. Vagina ka formë tubi dhe është pjesa ku hyjnë tamponi dhe penisi . Vagina fillon brënda vulvës, ku ndodhet himeni, dhe vazhdon deri në qafën e mitrës apo cervix. Vulva dhe vagina nuk kanë të njëjtën ind embronial. Pra kemi dy lloj indesh të cilët lidhën nëpërmjet himenit. Gjëja interesantë është që pjesa e brendshmë e indit të himenit vjen nga vagina kështu që është më sensitive ndaj estrogjenit. Prandaj kur vajzat arrijnë pubertetin, dhe nivelet e estrogjenit rriten, himeni ndyshon. Bëhet më elastik dhe nuk e mbulon gjithë hapësirën e vaginës.
Me ndryshimin e trupit ndryshon dhe himeni. Para pubertetit, vajzat e kanë himenin progresiv ndonëse duhet patur parasysh që të gjithë jemi të ndryshëm, të ndryshme janë dhe pjesët e trupit tonë. Himeni shtrihet në gjithë hapësirën e vaginës dhe është pothuajse trasparent. Në fund të pubertetit ai bëhet më shumë si një unazë ose si një O, duke lejuar penisin që të ketë hyrje të lirë. Ky ndryshim ndodh për shkak të ndikimit të estrogjenit në indet e himenit, që ka receptorë të estrogjenit njësoj si muret e vaginës. Duke parë që estrogjeni e bën himenin më elastik, idea që kemi rreth prishjes së himenit është totalisht e çmëndur. PRA, ËSHTË PUBERTETI QË NDRYSHON HIMENIN, JO MARRËDHËNIA E PARË SEKSUALE. Estrogjeni e bën himenin më të shkurtër dhe të trashë , dhe kjo trashësi lejon që ai të jetë me elastik. Pra nëna natyrë bën gati trupin për marrëdhënien e parë.
Rastet në të cilat vajzat humbin virgjërinë dhe sasi gjaku në biçikletë, kalë, sport, atletikë, është sepse vagina ka humbur gjak dhe jo sepse u “ça” himeni.
Nëse gjatë herës së parë humb gjak, atëherë ka dy faktor apo arsye:
- estrogjeni nuk është në nivelet mesatar, sepse në disa gra himeni nuk ndikohet plotësisht nga estrogjenet dhe nuk është shumë elastik. Nëse të ndodh mund të jetë një pyetje shumë interesante për t’i bërë gjinekologut/es.
- ngathtësia dhe mungesa e eksitimit; dhe kjo ndodh kur partneri nuk ka eskperiencë dhe nuk di, nuk ka lubrifikim, e ka shumë të madh e shumë arsye të tjera. Si rezultat himeni apo hyrja e vaginës tënde mund të dëmtohet nga fërkimi i tëpërt dhe i gabuar.
Qepja e himenit, “rivirgjërimi?” është një praktikë e njohur dhe e përhapur në Shqipëri. Praktikisht është qepja e anëve të himenit bashkë më njëri-tjetrin. Një praktikë e pakëshilluar në një Blog EDUKATIV si TABU.
Siç ju tregova himeni vjen në shumë forma të ndryshme. Mund të ketë himen të imperforuar ( që rregullohet me operacion), apo himen të septuar pra si uvula në grykë, vetëm që kjo nuk varet por është e kapur nga të dyja anët. Nëse ke dhimbje gjatë marrëdhënies, përpos himeneve që sapo përmënda, mund të kesh shumë patologji të tjera, vaginizëm, kapsllëk kronik, një infeksion të caktuar ose dhe mungesë eksitimi apo lubrifikimi. Cilido qoftë problemi yt, duhet të këshillohesh , kjo nuk është vetëm një gjë e mençur, mbi të gjitha e rëndësishme. Të gjithë e dimë që edukimi është pushtet, dhe të kesh informacione të sakta mbi himenin, mund të jetë një ndihmë në normalizimin e frikës ndaj seksualitetit, trupit apo përvojave seksuale dhe ndihmë në nxitjne e vetëbesimit dhe pranimit.
Po mesoj shume gjera ketu.
Sa injorant paskem qene.
sa mire 🙂
Un kur exsidohem 2-3her ne dit me llambin bolet!
Pse?
Pershendetje,
sepse trupi yne e ka te nevojshme qe te shkarkoje. Nese nuk ke marredhenie seksuale te rregullta masturbohu. E njejta gje vlen dhe per vajzat dhe grate. Kur eksitohemi shume dhe nuk shkarkojme energjine seksuale mund te kemi dhimbje ne fund te barkut.
Gjithe te mirat
Përshëndetje Zhaklina! Ne fillim dua te te them mire qe te kemi se kjo shoqeria jone do perparim e ti e mundeson ate grua e fortë qe me inspiron. Desha te te beje nje pyetje. Jam 15 vjec dhe para dy vitesh kam pasur marredhenie me 1 djale. Nuk kemi pasur kontakt direkt ne mes penisit dhe vagines, mi ka futur vetem gishtat, mbaj ne mend se kam pasur dhimbje mirpo gjak nuk me ka dalur. Sa per kuriozitet a jam une e virgjer apo jo ?
Uauauauau nuk e dija ,cfare informacioni,kjo duhet mesim ne shkolle ! Faleminderit Tabublog !