Arome vaginale

2 trajtime natyrale për aromën e keqe në pjesët intime

Disa këshilla për të larguar aromën e keqe në zonën intime

Vagina nuk supozohet të mbajë erë trëndafil, por ka disa raste kur vërtetë aroma e saj nuk është “normale”. Si faktorët e jashtëm si djersa, të brendshmet ashtu dhe faktorët e brendshëm si sëmundjet seksualisht të transmetueshme, bakteret apo luhatjet homonale mund të jenë përgjegjëse për aromën e pakëndshme aty “poshtë”. Më poshtë do të lexoni faktorët e jashtëm që ndikojnë në aromën e vaginës dhe dy trajtime natyrale nëse erën e keqe e shkakton një infeksion vaginal.


1. Ushqime alkaline si shpargu, hudhra dhe erëzat e forta si kerri
Vagina zakonisht kanë një pH acidik, kështu që çdo ushqim ose produkt që ndryshon pH potencialisht do i ndryshojë dhe aromën.
2. Antibiotikët
Marrja e antibiotikëve mund të ndryshojë bakteret natyrale të vaginës, të shkaktojë infeksione maja dhe si rezultat t’u japë sekrecioneve një erë të rëndë karakterisitike.
3. Vitaminat
Vitamina B është ajo që mund të shkaktojnë arome të çuditshme “aty poshtë” veçanërisht nëse jeni duke marrë një mori të multivitamina.
3. Një gjendje e rrallë e quajtur trimethylaminuria.
4. Periodat
Vagina mund të ketë një shije më “metalike” pak para periodave për shkak të gjakut që përmban hekur.


Kosi: Kosi është një ndër produktet më të mira natyrale që neutralizon aromën e rëndë të sekrecioneve, si dhe lufton mikrobet dhe bakteret kërpudhore që shkaktojnë infeksione të ndryshme vaginale. Kosi ka në përmbajtjen e tij shumë laktobacilë, substanca ushqyese që rregullojnë pH-in e florës vaginale dhe kontrollojnë sasinë dhe erën e sekrecioneve. Mjekët gjinekologë këshillojnë të konsumoni një gjysmë gote kos çdo ditë (100 ml) nqs doni të shamngni erën e rëndë aty poshtë. Living ju propozon po ashtu një trajtim interesant ku ingredienti kryesor është kosi: ju nevojiten dy lugë gjelle kos dhe një tampon pambuku. Njomni tamponin ose sfungjerin për pastrimin intim në kos dhe lyeni pjesët e jashtme të vaginës. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlahuni vetëm me ujë të ftohtë. Mos harroni që fshirja duhet bërë nga lart-poshtë në mënyrë që të mos depërtojnë mikrobet në vaginë. Ky trajtim duhet përdorur tri herë në ditë për një periudhë kohore që e përcaktoni ju.


Hudhra: Merrni një ose dy thelpinj hudhër dhe qërojini, mbështillini me një fashë dhe futini në vaginë për 8 orë, aq sa do të jetë koha e fjetjes. Hudhra shquhet për aftësitë e saj anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që e shndërrojnë në një ilaç të mrekullueshëm natyral. Ajo do të arrijë të përthitë infeksionin dhe të parandalojë kruajtjen e sekrecionet e shpeshta. Ky trajtim duhet përdorur tri netë rresht. Në mëngjes mundohuni të tërhiqni hudhrën njëlloj siç do të bënit me një tampon. Nëse ju bezdis aroma e vaginës suaj mund të bëni shpëlarje me ujë me kamomil. Gjithashtu mund të zieni 5-10 thelpinj hudhër në 200 ml ujë. Pasi të jetë ftohur dhe filtroni ujin dhe lani vaginën me të.

Burimi: living.al

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.