Kupa menstruale: çfarë është ?
Kupa menstruale është një aksesor shëndetësor që shërben për të mbledhur gjakun menstrual gjatë ditëve të menstruacioneve. Kupa është një alternativë e mirë e pecetave apo tamponëve që të gjithë njohim. Kupën menstruale mund ta mbash gjithë natën pa pasur nevojë ta ndërrosh për shkak të higjienës që ajo siguron dhe mbi të gjitha për faktin që ajo ripërdoret.
Një kupë e mirë dhe cilësore, nëse e ruan dhe mban me kujdes, duhet të zgjasë disa vite. Ato vajza që nuk e njohin kupën si aksesor dhe që nuk e kanë dëgjuar më parë për të, ndoshta me ketë përshkrim ende nuk e kanë të qartë se si duket ky objekt, prandaj po vazhdoj me foto dhe shpjegimin.
Kupa menstruale është e përbërë nga materiale të çertifikuara, fleksibël dhe të buta- si lateksi, goma apo silikoni – materiale ideale për t`u futur në vaginë, sepse nuk pësojnë deformime. Kupa ka një grykë të hollë e cila të lejon ta heqësh pa mundim. Ajo ka nevojë të jetë e palosur për t’u futur dhe kur ndodhet në vendin e duhur, hapet si një “kurorë” dhe prodhon një efekt thithës që e mban atë krejtësisht të fortë në pozicionin e saj, duke parandaluar humbjet e gjakut.
Në shitje ka dy kupa menstruale:
- Kupa menstruale vaginale ( më e lehta në përdorim), në formë këmbane, që vendoset në kanalin vaginal
- Kupa cervikale që ka formë më të gjatë dhe vendosët më në brendësi, rreth qafës së mitrës
Kupa menstruale duke qenë si një “mikro-enë” për mbledhjen e gjakut, duhet zbrazur dhe shpëlarë dhe një herë para përdorimit. Sigurisht që këto veprime duhen kryer në tualet, por e njëjta vlen dhe për pecetat sanitare apo tamponin. Gjatë ditëve ndërmjet menstruacioneve, kupa duhet sterilizuar dhe ruajtur në qesen e saj personale. Kupa menstruale, siç e thashë dhe më lartë, mund të përdoret deri në 12 orë nëse keni ditë me fluksin e lehtë dhe deri në disa orë nëse keni fluksin e rëndë. Kupa menstruale është perfekte kur duhet të kryejmë aktivitete dinamike: sport, pishinë, plazh, ose gjatë udhëtimeve të gjata.
Të mësosh të përdorrësh kupën menstruale nuk është e vështirë, por duhet pak kohë për të qenë të zhdërvjelltë që në fillim. Nëse kupa menstruale ështe vendosur mirë ajo nuk ndihet në trup dhe nuk krijon bezdi apo siklete; nëse ajo nuk është vendosur mirë, ajo do të krijojë parehati dhe do të duhet të rivendoset përsëri.
Sa kushton kupa menstruale ? Varet nga markat e ndryshme, por çmimet variojnë nga 30 deri në 50 euro, që në fakt, është një investim në para, duke parë se sa kushtojnë produktet e higjienës menstruale në një muaj dhe më pas në një vit.
Ku blihet kupa menstruale ? Në profilin e Merula Cup (që është ajo kupa që po promovoj, për shkak të cilësisë dhe përmasave universale që ajo ka), në farmaci ose këtu.
[…] është kjo, sidomos në ditët kur fluksi është më i madh. Megjithatë, duke parë që në shkrimin paraprak tregova informacionet bazike, pyetja tjetër, mbi të gjitha për fillestarët, është: si […]
Pershendetje
A jane efektive kontraceptivet per nderprerjen e periodave ? Dhe a te nderpresin apo te afrojne ciklin menstrual?