sex me nje ex

SEX me një EX

Mund të mos jetë një ide e mirë – në fakt është një ide shumë e keqe- por,  shumë prej nesh kanë kthyer kokën mbrapa dhe janë kthyer te një EX apo ISH.

Zakonisht nuk ka ndonjë arsye të fortë për këtë kthim. Në rastin më të mirë ndodh për të mbyllur një cikël. Në rastin më të keq, për të përjetuar diçka që duhet lënë që të shuhet ngadalë. Mos u ndje keq, sepse është një gabim shumë i zakonshëm. Ndonjëherë, rrallë por, ndonjëherë është dhe shumë qejf. Ndonjëherë. Pra, nëse nuk mund të evitosh një kthim më një ish tëndin, atëherë të paktën ki kujdes që të kujdesesh për veten. Ka disa mënyra apo metoda që duhen ndjekur në mënyrë që ky ritakim të jetë për t’u kënaqur dhe jo një shpullë emocionale. Sekreti qëndron në të qënurit në të njëjtën faqe, apo vibe. Pakte të qarta, miqësi e gjatë. Nëse kjo gjë funksionon atëherë kjo mund të zgjasë për sa kohë ka kënaqësi për të dyja palët.

Mos prit të jetë njësoj

Nëse ka kaluar pak kohë, nuk mund të presësh që seksi të jetë i njëjtë.  Individët ndryshojnë shumë seksualisht- sepse çdo partner na informon dhe na formon në mënyra të ndryshme. Ndoshta të dy keni mësuar gjëra të reja që nga hera e fundit që keni qënë bashkë. Në çdo rast, nuk duhet të ndihesh i/e surprizuar dhe nëse duket totalisht diçka  e re. Mundohu të kënaqesh.

Kënaqu

Pjesa më e bukur e seksit me një ish të dashur, është fakti që ju e njihni shumë mirë njëri-tjetrin. Kështu që, shijoje kthimin në një territor familiar. Përdore, këtë njohje për të eksperimentuar, surprizuar dhe provuar gjëra të reja. Situata do të kthehet në një eksperiencë  dhe eskperiment shumëngjyrësh. Një miks gjërash të reja e të vjetra, me dikë që ke dashur. Normalisht duhet të jetë gallatë .

Vendos rregulla 

Përpara së të bësh seks më ishin tënd, duhet të vendosësh disa rregulla me veten. Duhet të kuptosh se çfarë dmth ka e gjithë kjo. Është thjështë një seks random, apo janë shënjat e para të një rikthimi ? Ndoshta mendon se çdo gjë është e qartë për të gjithë dhe që nuk do të kesh surpriza të këqija. Komunikimi përpara një takimi të tillë është i domosdoshëm. Do të evitojë keqkuptime apo paqartësi që mund të krijohen gjatë rrugës. Kjo ndoshta nuk është gjëja më eksituese në botë, por, besomëni do ju evitojë, mesazhe, telefonata dhe dhimbje koke të shumta. Nëse kupton që nuk jeni në sintoni, atëherë tërhiqu para se të lëndohesh.

Të paktën kupton se çfarë do të thotë para së të ndahesh përfundimisht

Ok, shpesh herë jemi shumë të zënë nga momenti dhe të gjitha këshillat që kam dhënë paraprakisht zhduken në një çast. Situata mund të komplikohet lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për seksin me një ISH. Mos bëj panik dhe mendo që do të bisedosh gjithçka mbas takimit të zjarrtë. Askush nuk do të jetojë në një limbo apo në një zonë të panjohur. Askush nuk do të vështrojë telefonin apo të kalojë një ditë ngjitur me të.

Zgjidhe ISHIN me kujdes

Nëse është dashuria e jetës tënde, ose ai që të ka thyer zemrën, kjo është idea më e keqe në botë. Rregulli i përgjithshëm dikton që ish-at e kaluar janë më thjeshtë të mënaxhueshëm për shkak të kohës që ka kaluar. Kjo i bën ata kandidatë më të mirë për të përjetuar një udhëtim në të kaluar.

Mos e bëj sepse ai të ka premtuar diçka

Kjo është shumë e rëndësishme. Mos bëj seks më një idh të dashur vetëm sepse ai të ka premtuar diçka.  Nëse do të kthehesh bashkë më të, sigurohu që dhe dëshira e tij të jetë e njëjtë me tënden. Respektoje veten sidomos nëse në të kaluarën ke hasur apo pasur problematika rreth respektit në lidhje me të. Nëse je ok më një apo disa takime rastësore atëherë kënaqu pa problem, por mos e përdor këtë si armë për t’u kthyer me atë.

Nuk shkoi mirë ? Varja.

Nëse mbas mbrëmjes premtuese gjërat nuk shkojnë siç deshe, dhe ti mbetesh me një ndjenjë që nuk e kupton as vetë. Po mua çmu desh? Ose çfarë po bëj këtu ? Mos u mërzit dhe mos e fajëso veten. Edhe nëse doje një rikthim, edhe nëse ka zhgënjim. Kemi qënë pothuasje të gjithë aty, mos e rëndo veten, është thjeshtë një gabim.  Të bësh seks me një ish është një nga gabimet më të zakonshme që kemi bërë të gjithë. Mos e mendo më shumë.  Ndonjëherë nuk është as gabim, por thjeshtë një lamtumirë ose një fillim i ri. Riktheju jetës së përditshme dhe të lumtur. Kënaqu, jeto momentin, jetën. Kjo ka më shumë rëndësi se të gjitha.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.