Seksologjia është një degë e psikologjisë e cila vitet e fundit ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi. Ajo nuk mundohet vetëm të shpjegojë problemet e lidhura me sferën seksuale, por mundohet të përmirësojë ato probleme që godasin jetën intime të individëve, nga vaginizmi te problemet me ereksionin, nga anaorgazma te parafilitë.
Përpos rëndësisë së jetës seksuale në jetën e të gjithëve, seksologjia fokusohet edhe në rolin që kanë marrëdhëniet seksuale në çift. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Torontos, i publikuar te revista Society for Personality and Social Psychology, sasia perfekte e marrëdhënieve seksuale që një çift të jetë i lumtur është, 1 herë në javë. Kjo është mesatarja për të pasur një marrëdhënië të lumtur.
Kërkimi është kryer përgjatë 40 viteve mbi 30 mijë persona të cilët në gjithë këto vite kanë treguar që mirëqënia e çiftit është dhe te jeta seksuale. Duhet shtuar që sipas autorëve të studimit, një numër më i lartë marrëdhëniesh seksuale, mund të stabilizojë çiftin, por jo ta rrisë mirëqënien e tij.
Disa probleme në brendësi të çiftit ndodhin dhe për shkak të një përceptimi të ndryshëm të marrëdhënies seksule dhe ritmeve që ajo duhet të ketë. Kjo ndodh me kalimin e kohës kur rëndësia e marrëdhenieve seksuale merr rëndësi apo tjetër kuptim. Zakonisht, mungesa e seksualitetit mund të shkaktojë reaksione negative, depresion, refuzim, dhe vetëbesim të ulët.
Mos harrojmë që komunikimi është thelbësor dhe në marrëdhënie seksuale. T’i kërkosh partnerit se çfarë kërkon, apo të flasësh për problematika që kanë të bëjnë me një problem seksual nuk duhet të shkaktojë ndjenja faji, por duhet parë si një moment gjatë të cilit kemi një bashkëbisedim intim dhe një rritje të besimit.
Zhak, të ndjek shpesh në intervista, madje dhe kam komentuar gjithë dashamirësinë time ndaj teje. Doja thjesht të të thoja që do doja kaq shumë të kisha një mikeshë si ti, aq më tepër në një moment delikat të jetës ku jam, të vlerësoj thellësisht e të perqafoj shumë ,pavarësisht se virtualisht. ❤
Zhak e dashur, kisha kohë pa shkruar tek ky blog, duket sikur i ke paraprirë kontratës së JL me Ben Afleck me këtë artikull😉. Të ndjek shpesh nëpër intervista, etj dhe me pelqen jashtëzakonisht ti në tërësinë tënde, mënyrën si shpalos idetë dhe qëndrimet, etj. Do ishe shoqja ime perfekte(mgjs kam shumë pak të tilla). Të kam shumë xhan, qoftë edhe virtualisht. Nëse me lejon një sugjerim, të konsultohesh paraprakisht kur jep intervista për titullin që gazetarët vendosin, sepse ti je Zhaklina e cila nuk ka pse të identifikohet si gazetarja e seksit, është shumë banal dhe i papjekur ky përkufizim. Ti je shume përtej kësaj.