patriarkati dhe virgjeria

Kur obsesioni patriarkal mbi virgjërinë prish konceptin ndaj seksit

Ka shumë pyetje që mund ti bëjmë dikujt përpara se të bejmë seks – nëse psh personi ka bërë ndonjë test, ka ndonjë shqetësim, nëse duan të bëjnë seks, apo çfarë ju pëlqen. Me sa njerez kanë fjetur apo kanë qënë më përpara nuk është njëra prej tyre.

Jo vetem që kjo është një pyetje shumë tendencioze, por është e mbushur gjithashtu me të gjitha paragjykimet me të cilat shoqëria pranon shfaqjen e seksualitetit. Normalisht të gjitha këto rregulla gjykojnë gratë shumë më shumë se burrat. Ai standarti i dyfishtë ku burrat që bëjnë shumë seks janë hamshorë ndërsa gratë janë të përdala. Kjo është llogjika këtu. Personi që pyet do të dijë se si të përcaktojë eksperiencat seksuale duke vendosur kështu vlerën seksuale të partnerit.

Numri nuk është informacion që duhet të të interesojë

Një pyetje me zë të lartë ka nevojë për gjithashtu për një përgjigje me zë të lartë: sepse numri i dikujt është shumë i madh ( për dikë që nuk ka eskperiencë) dhe shumë i vogël ( për dikë që ka shumë eksperiencë). Por nëse e mendojmë mirë, shumë pak ose shumë në krahasim me çka, me cilin parametër ? Secili nga ne ka një numër që vlerëson “normal”, secili nga ne ka një numër të ndryshëm lidhjesh, marrëdhiesh apo eksperiencash. Pra, nuk duhet të pyesim çfarë është normale por, se kush vendos se çfarë është normale.

Fatkeqësisht duket sikur normalja vendoset nga revistat, pyetsorët apo pritshmëritë sociale. Ballafaqimi apo krahasimi i numrave është një mënyrë për të ditur nëse jemi duke u zhvilluar si shoqëria jonë, si të tjerët.  Kjo dinamikë, jo e shëndetshme, është prezente kudo në jetën tonë, ne jetën e vërtetë apo nëpër filma. E kush nuk ka parë FRIENDS ose SEX AND THE CITY ? Një numër normal bazohet te mesatarja dhe zakonisht  problemi i mesatares është fakti që ajo përjashton ose stigmatizon limitet e të dyjave anëve të spektrumit. Ata që kanë pasur pak partner seksual e ndjejnë veten njëlloj të dënuar si ata që etiketohen sepse kanë pasur shumë të tillë.

Çfarë është virgjëria, gjithsesi ?

Pyetje e drejtëpërdrejtë. Nuk është një surprizë që shumë njerëz miratojë faktin që numri nuk ka rëndësi sepse nuk definon se cili apo kush je. Gjthsesi nëse e mendojmë më mirë, jo vetëm që numri nuk ka rëndësi por dhe pyetja është pa logjikë. Në rradhë të parë që t’i përgjigjemi këaj pyetje duhet të bimë dakort se çfarë është seksi.

Mënyra se si shoqëria definon seksin është e ngushtë dhe heteroseksuale, ose binare ( pra dy gjinore). Seksi zakonisht i referohet marrëdhënies ku ka penetrim ndërmjet penisit dhe vaginës, midis një burri dhe gruaje. Ky definicion është i lidhur ngushtë me një obsesion patriarkal mbi virgjërinë. Himeni nuk është një mjet matës i virgjërisë, sepse virgjëria është një pjellë shoqërore e bazuar në heteroseksualitet dhe tradita fetare që vlerësojnë gruan pak më shumë se sa një pronë dhe një bartese fëmijësh. Këto shprehësi të theksuara emocionale, të vjetra dhe shekullore, mbi seksin dhe vazhdueshmërinë e rracës njerëzore, kanë sjellë idenë që seksi nuk duhet të jetë kenaqësi ( në rradhë të parë),pa harruar dhe zhvlerësimet përkatëse sidomos për aktin seksual  që nuk siguron vazhdimësi, oralin apo analin.

Duke pranuar këtë koncept, virgjëria në seksin homoseksual nuk trajtohet si seks i vertëtë. Pra,  bazuar në këto teori, individët që janë gay ose që i përkasin komunitetit LGBTQ janë teknikisht të virgjër. Nuk është normale, sepsesi rrjedhojë, nëse ke një akt penetrimi  me dikë mund  të të shtosh një vizë të lista jote e partnerëve, por nëse performon seks oral, jo, ndonëse të dyja veprimet janë shumë intime. Duke u bazuar te këto, them që numri i saktë i marrëdhënieve që ke pasur nuk është dhe aq i saktë. Edhe nëse e marrim të saktë pyetjen fillestare,  me qëllimin e të vlerësurit nivelin e seksualitetit të dikujt,  definicioni mbi seksin nuk na lejon që të japim një përgjigje të vërtete rreth seksualitetit të dikujt.

Pra, një person që ka pasur një marrëdhënie të gjatë mund të ketë bërë seks shumë më shumë herë se sa dikush që ka pasur random takime. Pyetja: “sa marrëdhënie ke patur”, jo vetëm që është shumë seksiste, por nga ana tjetër nuk jep ndonjë përgjigje të saktë rreth pyetjes së vërtetë: “ sa eksperiencë ke” ?

Seksi nuk është  lojë numrash 

Duke u fokusuar në lloje të ndryshme seksi mund të ulim cilësinë e marrëdhënies ose të eksperiencave seksuale që dalin jashtë këtyre parametrave. Eksperiencat më të mira seksuale apo zbulimet më të mëdha, unë personalisht,  i kam bërë vetë dhe patur me veten. Duke kthyer seksin në një lojë numrash kthejmë dhe marrëdhënien në një kompeticion, me të fituar dhe të humbur. Numri nuk tregon asgjë rreth partnerit tënd, seksualitetit të tij apo dhe qënies së tij. Duke kërkuar numrin e dikujt, je duke anashkaluar pyetje të rëndësishme: nëse janë të vetëdijësuar seksualisht, nëse janë komunikues dhe të respektueshëm me partnerin apo sa konfort janë në përmbushjen e dëshirave të tua.

Seksi nuk ka të bëjë me sasinë, pra pse të mërzitemi duke numëruar ?

Zhaklin Lekatari

10 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Nje sqarim (shkurt-qarte-prere) i temes dhe hapje e cilter ndaj mendjes se mbyllur dominante te shoqerise qe ende nuk guxon apo denjon te diskutoje,ballafaqohet apo ndergjegjesohet me te ngjashmin dhe me vete, mbi te SHKRETIN SEX te frustuar e deformuar deri ne moral dhe ligjesi shoqerore dhe te etiketuar si rrenja e gjithe te keqiave apo te mirave,origjina e se perdales dhe nderit,e dliresise dhe shthurjes…….,varur kjo nga qendrimi qe mbajme ndaj tij.Me interesantja nder rreshta me duket: Eksperiencat më të mira seksuale apo zbulimet më të mëdha, unë personalisht, i kam bërë vetë dhe patur me veten.C’fjale te tmerrshme ke thene Zhak,nje e shtene ne mes te nje kishe,nje blasfemi e zeze,ne nje tjeter kohe do quheshe shtrige ……

  • Une nuk edi kush dreqin je ti zhaglin apo cfar dreqin do te thuash me kto gjera qe poston e thua sikur ti din gjithqka sikur ti di gjdo gje sikur vetem ti je ne kte bote dhe ska askush tjeter te te di me shum se ty kjo esht e keqja e krejt te keqijave qe thua …. ku kam par shum her postime tujat ku meshkujt i quan si asgje dhe sikur nuk ka jeta nevoj per meshkujt vetem per femrat dhe se puna yte qe thua vetem idiotsira e budallalliçe ku ka njerz apo femra qe se kam as iden as me te vogel as si mbeten shtatzen apo se si prishet virgjeria apo kam pare edhe nga ato sja kan iden as se si behet dashuri apo cfar duhen te bejn e ti thua idiotsira e budallalliçe ku simbas mendimit tim ti me kto gjera eksitohesh jo se mund te dish gjdo gje dhe gjithqka cka thua…. kshtu qe simbas mendimit tim ti je nje plehre asgje me shum bash asgje me shum …. vafsh ne djall me gjith keshillat e tua e bllogun tend kurv idiote ….

    • Pershendetje. Ne fakt nuk pres shume nga dikush qe ka nje email palidhje@hotmail.com dhe qe nuk di te shkruaje shqip apo qe nuk di diferenecen midis shkronjave c ç dhe gj xh. Te keshilloj si fillim te blesh nje Abetare. Faleminderit qe lexon blogun.

  • Zhaku je mrekullueshme…..kisha nje pyertje nga salla ka lidhje me titujt zonje dhe zonjush me te qenurit nje femer e virgjer ose jo….dua mendimin tend….

    • Termat meshkuj, femer tregojne vetem perkatesi biologjike, pra qe ti i perket ketij seksi apo atij, nese nuk je hermafrodit. Ndersa termi burre, grua vishet me shuem kuptim sepse tregon rolin qe secili prej nesh luan ne shoqeri, pra kontribut shoqeror, ekonomik, social e kshu me rradhe. Femra psh mund te jete e kalit, e luanit, e derrit. Gruaja nuk mund te jete e tille, ajo eshte vetem grua.

  • Zhaklin, nena jote Sikur Te Kishte Bere dhe 3-4 vajza Te tjera keshtu me logjiken tende , do ta Kishte rregulluar mendesine fshatareske dhe patriakale shqiptare . I duhen ketij vendi njerez Te tille per Tu liruar shqiptareve prangat e mendimeve qe u Jane lidhur me zinxhira Te hekurt injorance dhe cektesie . Cfare mua me Ben pershtypje eshte diskutimi rreth seksit si nje gje e parendesishme , dytesore , ndoshta dhe e lene menjane diku aty Ku Nuk ka ndermend Te perparoj . Nje neglizhence totale per Te folur hapur ndonese Te gjithe i terheq Kjo teme dhe i ngacmon shqisat . Eshte kenaqesi e jetes dhe nje cift i cili ka nje Raport Te kenaqshem seksual Jane Te dukshem Edhe ne Te perditshmen tone , reflektojne energji , pozitivitet dhe Produktivitet . Nje Person jo i kenaqur seksualisht Esht gjate gjithe kohes pesimist , jo energjik, negativ dhe Pa shprese Te cilet perfundojne Duke u Bere filozofe. Raporti seksual ka nje Rol themelor ne jeten Tone professionale dhe shoqerore. Sa per kete zoterine qe ka komentuar negativisht ketu , ky eshte thjesht nje deshtim seksual haha duket Se Po flet me shume keqdashje dhe Pa argumenta . Keta njerez i Hasim Cdo dite , shpresojme te pakesohen .
    Respekt per ty zhaklin !

    • Rashel faleminderit shume. Sa me gezuan keto fjale :). Jam shume dakort me ty dhe mbeshtes plotesisht mendimin tend. LOVE