Derdhja e parakohshme

Erdha menjëherë. Derdhja e parakohshme ironike!

Ejakulimi i parakohshëm është absolutish shqetësimi më i përhapur seksual mashkullor. Del në pah kur gjatë raportit seksual një burrë, arrin climax-in mbas një ekstimi të shpëjtë, duke mos menaxhuar mirë reflekset e derdhjes.

Ejakulimi i parakohshëm, shkaktohet nga një seri faktorësh të gërshetuar me njëri-tjetrin. Faktori emotiv si stress, ankth, lodhje. Faktori fizik si alkoli, frenulum i shkurtër, probleme me prostatën, uretrën etj. Një shqetësim që intereson miliona njerëz.

Burrat i qetëson Kongresi  Boteror i 23-të mbi Shëndetit Seksual, zhvilluar në Pragë në  29 maj të vitit 2017. Sipas seksologëve, të këtij Kongresi, kemi të bëjmë me ejakulacion të parakohshëm, nëse raporti vaginal zgjat më pak se 1 min.

Kjo krijon frustrim, stres dhe frikë nga performanca. Nuk dihen ende shkaqet e ejakulimit të parakohshëm, ndonëse  shkenca e trajton këtë gjë prej vitesh. Nga ana fiziologjike, çdo gjë është normale, nuk ka patologji, sepse burri e arrin orgazmën. Biles deri para disa viteve, problemi nuk ekzistonte sepse nuk kishte rëndësi orgazma femërore ( ishte pjesë e detyrave bashkeshortore, si laj, hekuros, gatuaj dhe bëj seks). Mjafton të lundrosh në internet dhe gjen zgjidhje të ndryshmë: çfarë të hash, si të lëvizësh, çfarë të mos bësh, cfarë integratorësh të marrësh, sepse në fund më mirë është të parandalosh se sa të kurosh.

Ejakulimi i parakohshëm, është një shqetësim seksual gjatë të cilit subjekti derdhet vetëm duke menduar për një grua.  Ndërkohë gruaja që e sheh raportin të konsumuar për 5 nanosekonda, do të duhet të fshehë turpin e burrit me ndonjë batutë, barcaletë ose duke kënduar diçka që të bën të ndihesh mirë.  🙂  Nga ana tjetër gratë ose fajësojnë veten, ose mendojnë që nuk janë mjaftueshëm të zonja, ose bëhen me nerva dhe gjejnë një arsye për të ikur deri në tualet.

Derdhja e parakohshme është pak si të tregosh fundin e filmit, sapo ke hyrë në kinema. Kështu që si rrjedhojë, burri apo djali duke u ndjerë i ofenduar për shkak të pamundësisë për t’i ofruar partneres shërbime seksuale më të gjata, se sa një përplasje qerpikësh, do të evitojë takimet dhe angazhimet seksuale. Duke u kthyer në një individ të ndrydhur, ose të moralshëm ose ultra- konservator, ose të frustruar. Me shumë gjasa.

Sipas meje është e rëndësishme të kemi nën kontroll trupin dhe veten tonë, duke mos e marr aktivitetin seksual si një arritje, por si një udhëtim. Aktiviteti seksual, marrëdhënia seksuale, duhet të na bëjë të ndihemi mirë, e jo të pisët apo të paaftë. Nëse partnerja juaj ju bën të ndiheni keq  dhe nuk ju mbështet ose duhet të ndërroni partnere, ose duhet t’i afroheni në mëngjes duke i dhënë një të puthur para larjes së dhembëve.

Siç e them shpesh, burrat dhe gratë flasin dy gjyhë të ndryshme dhe ne gratë ose duam më shumë, ose mendojmë që është e tëpërt. Ose mund të ndjekim sugjerimin e Sigmund Freud që thotë: “ kur një çift bën dashuri, janë prezentë katër vetë: çifti në fjalë dhe personat për të cilat ata janë duke menduar.” Ndoshta do të duhet që burri në fjalë, mos mendojë për një tjetër por për gruan që ka përpara. Ose e kundërta. Sepse në një marrënie nuk jemi vetëm.

Nejse, burri i parë që vuri re këtë shqetësim quhej Herbert Praecox ( ai që i ka dhënë dhe emrin patologjisë ) një prift katolik dhe komunist.

Gjatë asaj periudhe Herbert vuri re që mjaftonte që të pyeste ndonjë grua, për orën  dhe menjëherë vraponte të ndërronte mbathjet. Në fillim pastori i ri nuk u shqetësua.  Më pas mbasi bleu një revistë Playboy dhe u derdh 5 herë, para së të fillonte të shfletonte revistën, kuptoi se diçka nuk shkonte me të.  Ishte shumë e rëndësishme që ai të largonte atë libido që ndjente kundrejt trupit të një gruaje. Për të mbytur seksualitetin e tij provoi gjithçka mjeksinë, omeopatinë, ipnozën, deri te një episod i plotë i Ermal Mamaqit, por pa rezultat.

Mendoj që ky prift mund të ketë qënë dhe shpikësi i prezervativit që të vonon. Nëse nuk e dini që ekzistojnë, merreni vesh tani. Në shitje ka prezervativa të cilat ndihmojnë në zgjatjen e raportit seksual. Kjo sepse brënda tyre ka një substancë e cila shërben si anestetizant në mënyrë që të vonohet ejakulimi apo derdhja.

Megjithatë, ajo që dua të bëj  me këtë shkrim është të qetësoj të gjithë ju që më bombardoni me mesazhe, dhe shqetësoheni vazhdimisht. Ka shumë mënyra se si një grua mund të arrijë orgazmën dhe pa përdorur penisin. Rreth këtij argumenti kam bërë një video që mund të gjeni këtu. Orgazma për të dy partnerët mund të vijë dhe pa raport vaginal.

Pra, si përfundim shikojeni marrëdhënien si një udhëtim dhe jo si një objektiv. Me gjithë këtë ankth e stres, duket sikur, nuk ka më rëndësi më kë shkoni, por me kë “vini”. LOVE

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.