Muskujt e dyshemesë së legenit janë muskujt në fund të barkut, që ndodhen në trupin e burrave dhe të grave. Këto muskuj kanë tre funksione kryesore:
- Mbajnë fshikëzën, zorrët dhe mitrën në vendin e duhur
- Ata pengojnë daljen pa dashje nga trupi të urinës dhe feçeve
- Ata janë të rëndësishëm për kënaqësinë dhe mirëqënien seksuale
Për të mësuar më shumë rreth kësaj pjese kaq të rëndësishme të trupit, vendosa të kryej një intervistë me mjekun obstetër – gjinekolog Ardi Prushi që gjeni në spitalin Hygeia. Një tjetër intervistë me Dr. Prushin, mund ta lexoni këtu.
- Çfarë është dyshemeja pelvike ?
Dyshemeja pelvike është struktura e poshtme e legenit, e përbërë nga muskuj të fuqishëm. Në këtë strukturë (grup muskujsh) ka disa hapësira të cilat bëjnë të mundur funksionimin normal të organeve viscerale – hiatusi urogenitale dhe anale.
- Për çfarë na shërben dyshemeja pelvike ?
Dyshemeja pelvike luan rol thelbësor në mbështetjen e organeve viscerale si zorrët e holla, rectumi, vezika urinare apo uterusi . Gjithashtu dyshemeja pelvike luan rol në mbajtjen e organeve në kavitet gjatë rritjes së presionit intra-abominal dhe mirefunksionimi i saj luan rol të madh në kontinencën urinare dhe fekale.
- Nëse nuk funskionon mirë, si ta dallojmë ?
Tek gratë pas lindjes (bëhet fjalë për gratë që lindin në rrugën vaginale) nga tensionimi dhe shterëzimet e forta që kryhen, këto muskuj mbajnë gjithë peshën e rritjes së presionit intraabominal dhe pësojnë një laksim qoftë të fibrave muskulare e qoftë të ligamenteve dhe fasciave mbajtëse e kështu do humbasi funksioni duke çuar në ptoze ( rëshqitje apo zhvendosje nga pozicioni anatomik) të organeve uro-genitale dhe rectale si dhe në incontinencë urinare/fekale.
Një grua që urinon në sforcim të madh si (të qeshurat, kollitja, tështimat) atëherë duhet të jetë në fazat fillestare të disfunksionit të dyshemesë pelvike e për këtë duhet ti drejtohet mjekut fizioterapeut për të marrë ushtrimet e duhura për forcimin e dyshemesë pelvike.
- Cilat janë shkaqet që bëjnë që mos funskionojë mirë dyshemeja pelvike ?
Tek gratë, sikurse e përmenda më sipër shkaku kryesor është lindja vaginale si dhe sforcimet e kësaj zonë më së shumti se meshkujt, pasi gratë kalojnë më shumë kohë në mbajtjen e fëmijës e cila çon në sforcime të muskulaturës së dyshemesë pelvike. Gjithashtu gravidanca rrit presionin intraabominal dhe peshën që ushtrohet mbi këtë muskulaturë duke e laksuar akoma më shumë.
- A është një problem që prek shumë gra ? Nëse po, pse nuk flitet për të ?
Fakti është se simptomatika fillon të shfaqet vonë në jetën e grave dhe gratë paraqiten tek mjeku atëherë kur problem bëhet vertet serioz dhe i paperballueshëm. Nga 25 milion amerikan që vuajnë nga inkontikenca urinare, 75-80% janë gra. Në shifra botërore thuhet se rreth 4-8% e popullatës së përgjithshme është e prekur nga inkontinenca urinare. Prevalenca në moshat mbi 70 vjec është 40%.
Duke marrë parasysh “sedrën” shqiptare, gratë e kanë të vështirë ta pranojnë dhe të paraqiten tek mjeku për këtë problem dhe paraqiten atëherë kur zgjidhja e vetme mbetet interventi kirurgjikal.
- Cilat janë grupet më të rrezikuara ?
Çdo grua ka potencialin të vuajë nga problemet e dyshemesë pelvike, duke filluar nga inkontinencat e stresit (effortit) e duke kaluar deri tek prolabimi i organeve të dyshemesë pelvike si hysteroptoza, recto/enterocela, cystocela.
- Çfarë lidhje ka dyshemeja pelvike me çrregullimet seksuale te gratë ?
Sigurisht që çrregullimet e dyshemesë pelvike ndikojnë në jetën seksuale qoftë të meshkujve dhe në mënyrë të padiskutueshme tek femrat. Simptomatikat e problemeve të dyshemesë pelvike përkthehen në mungesë të dëshirës seksuale, orgazma infrekuente dhe dyspareunia.
- Si bëhet rehabilitimi i dyshemesë pelvike ?
Egzistojnë një sërë ushtrimesh të cilat funksionojnë dhe mbi të gjitha rekomandohen që këto ushtrime të kryhen në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar disfunksionin e dyshemesë pelvike si dhe për ta forcuar atë. Zgjidhjet në rastet e avancuara janë kirurgjikale invasive apo miniinvazive, në varësi të shkakut dhe rastit.
- Si këshillohet të veprojmë që të kemi më shumë dijeni dhe të kontrollojmë dyshemenë tonë pelvike ?
Duhet të jeni të vëmëndshme për çdo sinjal që trupi ju jep. Gratë përgjithësisht e konsiderojnë normale lagien e të mbathurave në sforcime të mëdha, por jo, kjo nuk është aspak normale. Kjo është simptoma e parë e inkontinencës ( mosmbajtja e urinës) urinare të effortit dhe është momenti ku duhet të paraqitet tek mjeku si një situate ndoshta reversible pa kirurgji.
- A ka ndonjë ndryshim midis dyshemesë pelivike të burrave dhe grave ? Për shembull, cili mjek e bën kontrolline dyshemesë pelvike te burrat ?
Në vetvete ndryshimi qëndron në organet gjenitale në aspektin funksional dhe anatomik sesa në vetë logjikën e funskionimit të dyshemesë pelvike nga njëra gjini tek tjetra. Pra, qëllimi është i njëjtë, mbajtja e organeve, rezistenca ndaj presionit intraabominal dhe kontinenca uro-fekale.
Sigurisht tek meshkujt për arsyet që përmenda mësipër për faktorët e riskut tek femrat, rastet janë shumë më të rralla tek mëshkujt se tek femrat.
Mëshkujt sigurisht duhet të ndiqen tek mjeku urolog për problematika të tilla.
Jep koment