guida e seksit

ABC e seksit ose manuali më i ri që nuk duhet marrë seriozisht

Okey, kjo guidë nuk është si guidat e tjera të seksit. Nuk ka pjesë private të burrave dhe grave dhe nuk do të fshihet mbas një muri fjalësh moderne dhe fancy.

Kjo guidë ka si synim të inkurajojë të gjithë që të eksplorojnë dimensione të ndryshme të seksualitetit që njerëzit në vendin tonë nuk janë mësuar ta bëjnë- që nga ana emocionale e të qënurit të zhveshur e deri tek ai djali që e merr penisin e vet kaq seriozisht sa që nuk arrin të bëjë seks as më të dashurën. Kjo guidë do të përfshijë subjekte si masturbimi, thyerja e zemrës, puthje poshte dhe lartë brezit deri te seksi në internet.

Bëj çfarë të duash

Duke parë që kjo është një guidë rreth seksit, ndoshta duhet dhënë si fillim një përkufizim për seksin. Por nga ana tjetër të mundohesh për përkufizosh seksin është një detyrë e vështirë, prandaj ja disa nga çeshtjet të cilat përfshinë vetë fjala seks.

–          Njerëzit mendojnë që penetrimi është akti i vërtetë seksual, por nga ana tjetër nëse do të ishte vetëm kjo seksi atëherë si ka mundësi që shpesh herë puthjet apo përqafimi janë disa herë më të ëmbël dhe më kuptim se sa vetë akti i seksit ?

–          Pothuajse të gjitha marrëdhëniet seksuale mund të jenë të dhimbshme, të pritshme, të mërzitshme nëse I bën me dikë që nuk të pëlqen.  Do të thotë kjo që pjesa mentale e seksit është më e rëndësishme se sa ajo fizike ?

–          Pse një çift e sheh një marrëdhënie seksuale si shumë erotike ndërsa një cift tjetër marrëdhënien e njejtë sit ë shpifur ?

–          Një person bën seks, përjeton dhe orgazëm por nuk e ndjen veten seksualisht aktiv. Ndërkohë të nesërmen sheh dikë që e tërheq shumë dhe ja ndez të gjitha ndjenjat seksuale. Si mundet që një cast të të eksitojë më shumë së sa një orgazëm ?

–          Je duke bërë disa analiza fizike, je I zhveshur dhe dikush është duke prekur pjesët e tua intime, por as ti as mjeku nuk ndieni tërheqje seksuale . Nga ana tjetër mbas një natë romantike, nje prekje e tillë mund të trasformohet në një moment shumë seksual . A ka lidhje konteksti në të cilin ndodhemi me seksualitetin ?

–          Dy njerez me experience seksuale po bëjnë cyber sex. Ata nuk janë takuar kurrë në jetën e tyre të përditshme, vetëm janë mastrubuar më njëri tjetrin nëpërmjet kamëras. Nga ana tjetër ata thonë që kjo është eksperienca më e plotë seksaule që kanë pasur. Si mund të ndodhë një gjë e tillë?

–          Si mundet që një makinë, një këngë, një veshje të jetë seksi ?

Është e kotë të themi që të japësh një definicion të saktë për seksin është pak budallallëk. Duket sikur cdo definicion I seksit duhet të të përshtate ty si individ dhe situatës në të cilën ndodhesh.  Në vend që të hiqesh sikur e di çfarë është, konsidero këtë :

Të mësosh mbi seksin dhe intimitetin është një eksperiencë e gjatë e cila zgjat gjithe jetën. Edhe mbas vite eksperiencë mund të bëjmë ndonjë gabim. Më e mira që mund të bëj është që në këtë blog të shkruaj për seksin gjithë ato gjëra që duhet dhe vetë t’i kish mësuar para 20 vitesh.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.