si ndikon kriza klimatike ne marredhenie seksuale

Si ndikon kriza klimatike në jetën seksuale ?

Shkolla Mjekësore e Harvardit e përshkruan seksin si një aktivitet “me intensitet të lehtë deri të moderuar”. Megjithatë, kur nxehtësia rritet, çdo lëvizje mund të jetë e padurueshme. Këtë e dinë mirë në Kolumbi, ku gjatë valës së të nxehtit të vitit 2018, Julio Salas, Sekretari i Shëndetësisë i qytetit Santa Mara, paralajmëroi qytetarët duke i ftuar të mos angazhoheshin seksualisht, “sepse ky aktivitet kërkon përpjekje fizike dhe rrit ritmin e zemrës”. Por kjo nuk është vetëm një çështje e nxehtësisë.

Kriza klimatike me fenomenet e saj ekstreme si përmbytjet, thatësirat, zjarre, eruptime, kaos në çmimet e produkteve të konsumit, bujqësia e pakët dhe skenari apokaliptik nuk janë tamam një e ardhme emocionuese.
Përkundrazi këto fenomene mund të pengojnë dëshirën edhe në një dhomë frigoriferike. Prandaj është e pashmangshme që të preken edhe marrëdhëniet seksuale, por jo vetëm. Normat e fertilitetit janë gjithashtu të përfshira.

Nga sondazhi “Ndoshta muajin tjetër? Goditjet e temperaturës, ndryshimet klimatike dhe rregullimet dinamike në nivelet e lindjeve” tregon se, duke ndërthurur të dhënat mbi normat e lindjeve me ato të Qendrës Kombëtare të Klimës nga stacionet e motit në Shtetet e Bashkuara, për çdo ditë të ngrohtë midis 1931 dhe 2010, nëntë muaj më vonë ata pësuan 0.4% më pak lindje (rreth 1165 foshnja). Përveç nxehtësisë, kjo mund të varet nga dy faktorë: siç vërehet nga Universiteti i Miçiganit, temperaturat e larta mund të dëmtojnë shëndetin riprodhues të mashkullit duke kompromentuar lëvizshmërinë e spermës dhe duke ulur nivelet e testosteronit dhetek femra duke ndërhyrë në ciklin menstrual; për më tepër, edhe epoka në të cilën jetojmë nuk është tamam një pamje qetësuese në të cilën mund të riprodhohemi.

Por, nëse, vera ju rindez shpirtrat e nxehtë, dijeni se ka një arsye: ekspertja e seksit dhe marrëdhënieve Anabelle Knight shpjegon se “Rrezet e diellit rritin lirimin e serotoninës” dhe “Kur ndihemi të lumtur, jemi më të prirur të fillojmë aktivitetin seksual”. Për më tepër, ne gjithashtu marrim vitaminë D nga dielli dhe “nivelet e shëndetshme të vitaminës D janë të lidhura me dëshirat më të larta seksuale”.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.