Çfarë është self injection ose injeksionet e bëra vetë në penis ? Janë një praktikë e re e cila shërben për të rritur gjerësinë e penisit. Kjo praktikë ka filluar të kryehet në rehatinë dhe komoditetin e shtëpisë pa menduar për higjienën apo njohuritë anatomike mbi penisin.
Në listën e produkteve më të përdorura për të zmadhuar penisin kemi silikonin, parafinën, vazelinën, vaj peshku, nandrolonen, çerën dhe një seri vajrash mineral. Komplikacionet e kësaj praktike të kryer në shtëpi, vërehen disa muaj mbas injeksioneve, për rreth 60% të rasteve, vitin e dytë për rreth 30% të rasteve, ndërkohë që pjesa e mbetur shafq problemet në vitet në vijim.
Pasojat më të shpeshta janë dhimbja kronike, dhimbja që përkeqësohet gjatë ereksionit apo raporteve, edema ( e lokalizuar apo shpërndarë), formimi i granuleve, sekrecione dhe në rastin më të keq, një infeksion akut i quajtur, gangrenaefournier-it.
Trajtimi për komplikacionet e ndryshme në 70% të rasteve është kirurgjik, duke larguar jo vetëm materialin e injektuar, por dhe një pjesë të lëkurës së penisit, duke vazhduar me kirurgjinë e rindërtimit të penisit më pas. Vendet e botës ku kjo kirurgji është më e përhapur janë Azia dhe Europa lindore. Kështu që nëse shikoni nëpër reklama apo dëgjoni për këtë mënyrë zgjerimi, nëse duhet të zgjidhni se cilin material duhet të injektoni, duhet të zgjidhni asgjënë.
Gjithcka qe edhte artificiale per mendimin tim eshte e demshme dhe jo afatgjate.
Gjithcka natyror
Jam dakord, sa me pak nderhyrje ne trupin tone aq me mire. Trupi eshte makineri perfekte, duhet ta respektojme jo ta dhunojme.
si mund te zgjatet raporti kohor i mbajtjes se ereksionit sa me gjate (kohe)te mashkulli ne menyra natyrale
Duke pasur siguri ne vete, duke njohur trupin dhe duke njohur ciklin e ekstimit personal.