Ovulacioni nuk ka të bëjë vetëm më ngjizjen dhe lindjen e fëmijëve.
Ju e dini se çfarë pyetjesh më drejtohen, si rrjedhojë kuptoni dhe që, shumë ndjekës nuk janë në dijeni për benefitet e ovulacionit. Këtë e kupton dhe nga fakti që shumë prej jush marrin kontraceptiv që mos kenë ovulacion, deri sa të jenë gati për të bërë fëmijë.
Por, ovulacioni është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, pavarësisht menstruacioneve.
Si fillim është mënyra se si prodhohet progesteroni. Progesteroni është ai hormon që dominon pjesën e dytë të ciklit tënd menstrual. Shumica e progesteronit prodhohet nga corpues luteum, trupat luteale, një strukturë që ka ngelur nga vezëza e çliruar gjatë ovulacionit.
Progesteroni duhet të shërbëjë si ndihmë për të pastruar mbetjete endometrike të uterusit për një shtatzani të mundshme.
Por, progesteroni gjithashtu ndihmon në
- Lëhtësim të ciklit menstrual
- Parandalon rritjen e qelizave jo normale në organet riprodhuese
- Parandalon fibrat dhe cistet
- Balancon disponimin
- progesteroni ka cilësi pozitive dhe përtej shëndetit menstrual.
- Rregullon sistemin imunitar
- Rregullon funksionimin e gjinjve
- Tiroiden
- Densitetin e kockave
- Shendetin e zemrës
Prandaj është e rëndësishme të kemi njohuri rreth benefiteve të ovulacionit dhe të kërkojmë gjithmonë informacione shtesë para se të pranojmë të marrim terapi hormonale.
Jep koment