Të gjithë ankohen duke thënë që bota është e mbushur me njerëz të këqinj, po askush nuk mendon që mund të jetë vetë një i tillë. Pse ? Sepse zakonisht të gjithë mendojnë që janë e kundërta e të keqes, një shembull i parfumosur i sinqeritetit, integritetit, objektivitetit dhe mbi të gjitha aspak të këqinj. Sigurisht që dikush nuk e ka kuptuar që mund të jetë subjekti i ankesave të veta, dhe kjo për një arsye fatkeqe: si mund të ankohesh për të tjerët pa prishur atë dyshimin e lehtë që mund të jesh një prej tyre ?
Testi që po propozoj është një mënyrë e thjeshtë dhe objektive për të kuptuar në siguri të plotë nëse je apo jo një njeri i keq. Testi përbëhet nga pyetje shumë të thjeshta të cilave duhet të iu përgjigjeni me një PO ose JO.
“ Nuk e mbaj mend” vlen një PO. “ Vetëm një herë” vlen një PO. “ Nuk jam dakord që kjo më bën të keq” vlen një PO. Çdo përgjigjë që nuk është JO, vlen një PO, jeni një pikë të këqinj.
Qartë ?
- Kur je duke bërë blerje në supermarket, në ndonjë dyqan veshje apo qëndër tregtare, kur e sheh që nuk të duhet një gjë e kthen në ndonje vend të rastësishëm ? Nëse PO, je i keq. Shëno një pikë.
- Je duke mbajtur rradhën dhe bën skuthin që të kalosh përpara ose ende nuk ke kuptuar që rradha mbahet vertikalisht ? Mendon që është e drejta jote të mbarosh me shpejt duke bezdisur të tjerët ? Je njeri i keq. Shëno një tjetër pikë.
- Hedh plehrat nga dritarja, nga ballkoni, i vendos te ashensori, i vendos në tjetër kat ? I hedh nga dritarja e makinës, i le në plazh, rrugë, park ? Je një njeri i keq. I k-e-q.
- Flet me zë të lartë në rrugë, tavolinë, restorant, ambjent punë, zyrë, autobus sa të të dëgjojnë mumjet e egjiptit ? Apo mendon që jemi të ftuar në sallonin ë shtëpisë tënde ? Ose je njeri i keq ose je i shurdhët. Një tjetër pikë për tyyyy.
- Shkon në palestër ? Nëse vendos ujin dhe peshqirin në një vegël e ndërkohë bën muhabet me dikë tjetër, je njeri i keq. Jo për gjë, por në kohë pandemie higjiena dhe largësia fizike janë çdo gjë.
- Bllokon kalimin në rrugë sepse je ndalur në bisëde me dikë tjetër, ndalon makinën në kthesë sepse do marrësh dikë. Mos dëshironi dhe ndonjë filxhan çaj aty ?
- Më vjen mirë që i doni aq shumë qentë, por bëni mirë të mblidhni dhe kakën e tyre kur i shëtisni rrugëve.
- Hedh cigaren, mbeturinat, çamçakizin, qesen përtokë ? Je njeri i keq.
- Flet në kinema e ha në teatër ? Je njeri i keq.
- Nuk paguan dhe keqtrajton bashkëpuntorët e tu ? I trajton punonjësit pa respekt, nuk je boss, nuk je i aftë, je njeri i keq.
- Flet për të tjerët mbrapa krahëve, i merr nëpër gojë, ankohesh për ta ? Je njeri i keq.
- E përdor telefonin në timon, ndërron korsitë pa ndezur shigjetën, i jep gaz makinës te pellgjet me ujë, kalon semaforin me të kuqe ? Parkon aty ku nuk të lejohet apo te vizat e bardha ? Nuk je fare cool, je njeri i keq.
- E ke gjithmonë hundën te punët e të tjerëve ? Nuk je kureshtar, por njeri i keq, shëno një pikë.
Rezultatet
1 pikë – Njeri i keq me raste
Nuk je njeri i keq, por ndonjëherë të ndodh të bësh gjëra të këqija. Ndoshta sepse nuk e e ke mendjen, ndoshta nga dembelizmi apo ndoshta sepse të gjithë rreth teje janë të këqinj dhe ti nuk do të ndahesh nga turma. Sido që të jetë arsyeja, në sytë e atyre që nuk të njohin, je njeri i keq. Kujtohu kur nesër, pasnesër do të ankohesh për sjelljen e keqe te dikujt, ndoshta dhe ai është njeri i keq me raste.
2 pikë- Njeri pak i keq
Në teori nuk je njeri i keq, por sillesh si i tillë. Kjo të bën të ndihesh në faj, por jo mjaftueshëm sa të ndalesh sepse në fund të ditës është më komode të jesh i keq. Duhet të angazhohesh dhe të kesh besim në vete, mund të ia dalësh. Mbi të gjitha mos u anko më për njerëzit e keqinj sepse nuk ke asnjë të drejtë ta bësh.
3 pikë- njeri i keq
Je njeri i keq, i bezdisshëm, pa vend, llafazan, shikon punët e të tjerëve duke qënë i bindur që je qendra e universit. Sipas teje ty të takon çdo gjë, prandaj nëse dikush bën një veprim është i keq, por nëse e bën ti nuk është sepse ti kë të drejtë ta bësh, sepse do marrësh hak nga ndonjë padrejtësi e të kaluarës. Praktikisht je një fëmijë në trupin e një adulti. Kuptohet që je njeri i keq
4 pikë- Njeri shumë shumë i keq, si njeriu i keq ( shiko pikën 3), por me qëllim.
Më shumë se 4 pikë
Nuk dua të jem harbute, por të gjitha ato që do të doja të thoja, nuk janë pozitive.
Jep koment