Si funksionojnë pilulat që kanë vetëm progestin ?

Çfarë janë dhe si veprojnë ?

PVP janë kokrra që përmbajnë vetëm një hormon ( progestin ). Ato pengojnë ovulimin tek trupi i gruas si dhe shkaktojnë trashjen e mukusit të qafës së mitrës, duke penguar spermatozoidët të takohen me vezën. Progestin në këto kokrra është në dozë të ulët dhe i ngjashëm me hormonin natyral të prodhuar nga vetë trupi i gruas.

Si përdoren:

Vajzat dhe gratë që e përdorin duhet të marrin një kokërr çdo ditë në të njëjtën orë. Është e rëndësishme që të merren të gjitha kokrrat e paketës dhe të fillohet paketa tjetër në kohë, pa ndërprerje. Për udhëzimet mbi fillimin e përdorimit te PVP , këshillohuni me personelin shëndetësor apo farmacistin.

Efektshmëria

PVP janë efektive 99,7%  në parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara, nëse përdoren në mënyrë korrekte ( marrja e kokrrës çdo ditë në të njëjtën orë). Mundësia që të ndodhë një shtatzëni rritet, nëse gruaja harron të marrë jë apo më shumë kokrra, apo i merr me vonesë ( mbi tre orë). Gjihashtu përdorimi i disa ilaçeve mund të ulë efektshmërinë e PVP. Në të gjitha këto raste, këshillohuni me personelin shëndetësor apo farmacistin se si duhet vepruar.

Përfitimet:

PVP janë të sigurta për shëndetin e gruas  dhe menjëherë të efektshme ( brenda 24 orëve). Me përdorimin e PVP, vajzat dhe gratë mund të kenë më pak derdhje dhe dhimbje menstraule. PVP zvogëlojnë rrezikun për kancer të endometrit, shtatzënie ektopike ( jashtë mitrës), anemi dhe sëmundje beninje të gjoksit. PVP mund të përdoren dhe gjatë kohës, që gruaja ushqen fëmijën me gji,. Më ndërprerjen e marrjes së PVP, rikthimi i fertilitetit te gruaja nuk vonon.

Efektet e mundshme anësorë dhe kufizimet: 

Përdorimi i PVP mund të shoqërohet me disa efekte anësore, po jo domosdoshmërisht tek të gjitha gratë. Disa nga efektet e mundshme anësore janë: ndryshime në gjakrrjedhje ( në kohë e sasi), dhimbje e lehtë koke, pështjellim në stomak, ndjeshmëri e gjinjve, dhimbje në fund të barkut, apo ndryshime të vogla në peshë. Këto shenja largohen/lehtësohen pas 2-3 muajve të përdorimit të rregullt të metodës. PVP nuk ofrojnë mbrojtje nga IST-ve, përfshirë HIV ose HPV.

Kush mund t’i përdorë PVP ?

Pothujase të gjitha vajzat dhe gratë e moshës riprodhuese. Këshillohuni me personelin mjekësor apo farmacistin nëse dëshironi të përdorni këtë metodë.

Ku gjenden PVP ?

Në qëndra shëndetësore, maternitet dhe farmaci.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.