Shpesh herë, gjatë historisë, emrat e tyre janë lënë në hije nga figurat mashkullore që kanë përvetësuar zbulimet dhe idetë e tyre, por gratë që kanë kontribuar në ndryshimin e botës janë të shumta: nga shkrimtaret, tek shkencëtaret, nga krijueset tek artistet.
Dëshira për emancipim, ka nxitur tek ato nevojën për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën, duke revolucionarizuar një botë të ndërtuar sipas masës dhe me një perspektivë ekskluzive mashkullore.
Sektori i modës dhe bukurisë, për shembull, nuk ka qenë domosdoshmërisht një instrument kushtëzimi dhe kufizimi për gratë, por është dëshmuar të jetë një mjet për t’i lejuar ato të shijojnë lirinë dhe vetëvendosjen shpesh të mohuar.
“Nuk pata kohë të prisja çlirimin e grave dhe kështu e bëra vetë”, i pëlqente të përsëriste Mary Quant, shpikëses së minifundi; Por ajo nuk është e vetmja që ka pasur një intuitë që mund të përmirësojë, qoftë edhe vetëm duke e zbukuruar atë, jetën e grave.
Një novatore legjendare, Elizabet Arden, themeloi industrinë amerikanë të bukurisë pothuajse 1 shekull më parë.
Coco Chanel është një nga stilistet më të njohura, për fustanin e zi tub, çantën me tegela, buzhuteritë e kostumeve dhe parfumin fenomenal Chanel 5.
Moderne dhe novatore, Mary Quant ka qenë stilistja më ikonike e modës së viteve ’60 duke shpikur minifundin.
Mary Phelps Jacob, e njohur më mirë si Caresse Crosby, ishte marrësja e parë e një patente për sytjena moderne. Ajo ishte gjithashtu një mbrojtëse amerikane e arteve, botuese dhe aktiviste e paqes.
Në fillim të viteve ’30, Helene Winterstein Kambersky, zhvilloi maskarën e parë të papërshkueshme nga uji në botë.
Zonja C. J. Walker) ishte një sipërmarrëse afrikano-amerikane, filantropiste dhe aktiviste politike dhe sociale. Ajo është regjistruar si milionerja e parë femër e vetë-bërë në Amerikë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness.[1]
Walker e bëri pasurinë e saj duke zhvilluar dhe tregtuar një linjë kozmetike dhe produktesh për kujdesin e flokëve për gratë e zeza përmes biznesit që ajo themeloi, Madam C. J. Walker Manufacturing Company.
Sara Blakely,është një shpikëse dhe sipërmarrëse amerikane që krijoi Spanx, një markë e të brendshmeve të grave për dobësimin e trupit, dhe në vitin 2012 u bë miliarderja femër më e re në botë.
Jep koment