Marrëdhëniet seksuale luajnë një rol të rëndësishëm në çift dhe jo vetëm.
Pse ka kaq shumë rëndësi marrëdhënia seksuale në jetën e shumicës së njerëzve ? Për të shpjeguar këtë, duhet patjetër të rikujtoj që shkenca e psikologjisë e ka nënvizuar shpesh herë rëndësinë që ka ky element në shkallën e nevojave individuale. Psikologu amerikan Abraham Maslow e shpjegon rëndësine e seksualitetit nëpërmjet asaj që ai quan “piramida e nevojave: që përfshin nevojat parësore dhe dytësore të çdo individi. Në bazë të kësaj piramide qëndrojnë nevojat fiziologjike si frymëmarrja, ushqimi dhe pija.
Sipas Maslows edhe marrëdhënia seksuale hyn pikërisht në këtë kategori sepse sipas tij, marrëdhënia seksuale është e lidhur ngushtë me instiktin primar të ruajtjes së llojit. Pa përmbushur këto nevoja, përfshirë atë seksuale është e pamundur që të kalohet në nivelet e tjera të cilat trajtohet si ekzistenciale: siguria, përkatësia, respekti apo vetë-realizimi.
Marrëdhënia seksuale shikohet si primare dhe në piramidën e Robert Sternberg. Në teorinë e tij, dashuria përfaqësohet nga tre këndet e një piramide që përfaqësojnë përkatësisht: intimitetin, angazhimin dhe pasionin. Pa një nga këto karakteristika sipas Stenberg nuk mund të flasim për dashuri të plotë. Nëse në një marrëdhënië mungon elementi i pasionit, që është tërheqja dhe dëshira seksuale, do të thotë që flasim për një “ dashuri-miqësi”, si ato marrëdhënie që zgjasin prej kohësh dhe në të cilat, nevoja fizike ka kaluar në plan të dytë.
Prandaj, sa herë që ju duket sikur unë flas dhe promovoj diçka të parëndësishme, kujtoni këtë shkrim dhe këto piramida nevojash.
.. më ndodh që në momentet e penetrimit, femra fërkon klitorin. Më duken futjet e nxjerrjet e penisit formale, partnerja kënaqësinë e merr nga masturbimi..