Solidariteti profesional

Përgjegjësia ndaj të vërtetës: raste të solidarizimit profesional në botë

Sipas një studimi të vitit 2022, të kryer nga Qendra Kërkimore PEW, hendeku gjinor i pagave në kinema ende ekziston. Gjatë krahasimit të pagave të  aktorëve dhe aktoreve më të paguar në Hollywood në vitin 2017, rezultoi  një ndryshim i qartë në paga: nëse paga mesatare për gjininë mashkullore është rreth 57.4 milionë dollarë, për gjininë femërore, kjo shifër bie në mënyrë dramatike në 21.8 milionë.

The Conversation kreu gjithashtu një studim të bazuar në bazën e të dhënave të filmave në internet, që mbledh pagat e aktorëve nga viti 1984 deri në 2018, duke zbuluar një hendek gjinor  mesatar pagash prej rreth 45%.

Dallimet e trajtimit në botën e argëtimit, midis burrave dhe grave, për fat të keq, nuk kufizohen vetëm në shpërblim, megjithatë ky kriter mbetet një indeks i rëndësishëm për t’u monitoruar, me qëllim kuptimin e rolit që u caktohet grave brenda sistemit  dhe nxitjen ndryshimeve të nevojshme.

Këtë diskriminim e kanë vënë re edhe disa aktorë, të cilët kanë vendosur të mbajnë hapur anën e kolegëve të tyre, duke treguar se si për të qenë aleatë të mirë duhet të ekspozohesh.

Në një intervistë të fundit duke kujtuar bujarinë dhe shpirtin e madh të aktorit të ndjerë Chadwick Boseman, Sienna Miller, e cila luajti me të në filmin aksion 21 Bridges, ka thënë se aktori, hoqi dorë nga një pjesë e pagës së tij, në mënyrë që aktorja të mund të paguhej me çmimin që ajo i kishte kërkua produksionit STX, vlerë prej 33 milionë dollarësh.

Vin Diesel ka treguar mbështetjen e tij për bashkëpunëtoren e Fast & the Furious, Michelle Rodriguez, pasi ajo kërcënoi të largohej nga produksioni për shkak të mungesës së ekuilibrit gjinor.

Aktori Benedict Cumberbatch nuk i është shmangur kurrë  të folurit dhe shpjeguarit se pse është feminist. Duke folur me revistën Radio Times, Cumberbatch tregoi për politikën e tij personale për trajtimin e pagave të pabarabarta: Mos e mbështetni atë.

“Shikoni kuotat tuaja,” tha Cumberbatch. “Pyesni sa paguhen gratë dhe thoni: “Nëse ato nuk paguhet njësoj si burrat, unë nuk do e bëj atë”.

Kur Emmy Rossum kërcënoi se do të largohej nga Shameless nëse nuk merrte pagë të barabartë me atë të aktorit William H. Macy, ai u tregua mbështetës.

“Është një gjë pa mend”, tha aktori për PEOPLE Now. “Është disi e qartë. Emmy është në shumicën e skenave, ajo punon më shumë se kushdo tjetër, ajo është një aktore brilante. Ajo është ngjitësja e kastit.”

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.