“The Only Woman” është një libër nga regjisorja njujorkez Immy Humes, që fjalë për fjalë, tregon historinë e “gruas së vetme në dhomë”, përmes fotografive që përfshijnë një gamë të gjerë kohore (nga 1862 deri në 2020) të cilat janë realizuar në 20 vende të ndryshme të botës.
Fija e kuqe e këtij kolazhi imazhesh përfaqësohet nga kërkimi i një dëshmie fotografike të hendekut gjinor në histori; një kërkim që mbledh, pikërisht, një sërë pamjesh që përfaqësojnë hapësira dhe mjedise të dominuara nga burrat, mes të cilave shfaqet një grua e vetme, e vetmuar dhe elastike.
“Imazhi i parë që më goditi ishte regjisorja radikale Shirley Clarke duke festuar filmin e saj të parë në vitin 1961. Ajo qëndron me një gotë në dorë, e vetmja grua midis 22 burrave që mbushin kuadrin: kasti, ekipi, financierët- ka thënë Humes.
Për mua thotë shumë për këtë person të cilësuar shpesh si ‘regjisorja e vetme e asaj periudhe. Pse ajo dhe vetëm ajo? Çfarë do të thotë veçantia e saj?”.
Qëllimi i Humes ka qenë “dëgjimi i zërave të tyre”: heshtja e imazheve që është sa frustruese dhe tërheqëse”. Në 100 pozat e mbledhura nga libri, gra dhe punëtorë të të gjitha llojeve mund të shihen të zhytur në mjedise ku dominon mashkulli; një situatë që vazhdon edhe sot, në dëm të grave.
Jep koment