technology

Teknologjia i jep lakuriqësisë një tjetër dimension

Para 20 vitesh asgjë nuk lidhte teknologjinë dhe seksin. Kjo sepse teknologjia nuk ishte aq e zhvilluar si është sot dhe si pasojë nuk ekzistonte asnjë gjë e ngjashme me sexting ( komunikimi me mesazhe me sfond seksual) apo me adresa interneti të mbushura plot me imazhe vajza dhe grashë te zhveshura duke pritur të bëhen fytyra e re e botës së pornos.  Sot ndërkohë mund të shkruajmë artikuj dhe shkrime të pafundme mbi fenomenin e sexting apo të komuniteteve të kamerave online. Ekspansioni i lakuriqësisë apo zhveshjes  është një fenomen që është rritur në mënyrë shumë të shpejtë dhe nuk është më eskluzivitet i ndonjë strip clubi.

Jenny Ringley është gruaja e parë e cila vendosi që të ndajë jetën e saj private me komunitetin e internetin duke sjellë një zbulim të ri dhe të paparë në botën e teknologjisë por dhe zhveshjes.

Jennicam filloi trasmetimin live në vitin 1996 në Dickinson College nga një dhomë universitare të një studenteje 19 vjeçare.  Kjo ndodhi kur lidhja më e mirë që interneti kishte për të ofruar ishte dial up kështu që JenniCam kishte imazhe të reja ( refresh) çdo 3-5 minuta. JennyCam në fakt ishte një paralajmërim për epokën e emisioneve të zhanrit reality show alla “ Big Brother”. Kamera ndodhej në dhomën e Jennyt 24/7 dhe pjesën më të madhe të kohës tregonte një dhomë boshe, ose Jennyn due ngrënë apo studiuar. Situata ndryshoi kur Jenny filloi të bënte seks me të dashurin duke i sjellë  si dhuratë një trafik prej 100 milion vizitorësh në javë.

JennyCam jetoi 7 vite dhe ishte kombinimi perfekt midis teknologjisë, ekzibicionizmit dhe voyerizmit. JennCam sot është miliona gra që i janë bashkuar biznesit të kamerave online të cilat performojnë para klientëve që duan të shohin gra që masturbohen apo që kanë fantazi të veçanta. Këto janë punonjëset e seksit  të lindura nga Interneti. Ato janë striperet e erës elektronike.

Teknologjia moderne i ka dhënë një tjetër lëkundje lakuriqësisë dhe në formën e sexting, ku njerëzit i bëjnë foto trupit apo një pjese të trupit, të zhveshur, dhe ja dërgojnë dikujt tjetër. Pra me pak fjalë kamera e celularit ka kapur një copë nga torta e pornografisë dhe e ka personalizuar. Besoj që gratë që dërgojnë foto të trupit të tyre të zhveshur kanë dijeni rreth raportit të ngushtë që ekziston midis jetëve të tyre private dhe jetës pornografike që kanë parë duke u rritur. Nga ana tjetër burrat që bëjnë një gjë të tillë jo vetëm që e dinë këtë raport por dhe e teprojnë me përjetimin e tij. Të gjithë ata që dërgojnë foto penisi në ereksion nuk e di pse mendojnë që njëherë që një grua do të shohë këtë foto do të çmëndet jo vetëm mbas penisit por dhe mbas telefonit. Ndoshta sepse thellë- thellë e imagjinojnë veten si balerinë striper.  Sexting ka një rol shumë të madh në media dhe do të vazhdojë te ketë saqë unë nuk di nga të ja filloj. Për tani këshilla më e mirë për njërëzit që i kanë mbushur 18 vjeç dhe duan të përjetojnë sexting është që të gjeni gjithmonë mënyra kreative në vend që të tentoni pseudo karrierë në pornografi. Në internet, e ku tjetër , ka shumë informacione se si të dërgoni mesazhe erotike pa frikë dhe pasiguri për të krijuar stilin tuaj unik.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.