ngacmimi seksual

Ngacmimi seksual -një histori e shëmtuar

Ngacmimi seksual është çdo lloj sjellje apo kontakti seksual që ndodh pa dëshirën, miratimin, aprovimin e marrësit.

Themi se ka ndodhur një ngacmim seksual, kur dikush përfiton nga situata apo individ, duke vepruar pa konsensusin e tij/saj. Mos harro që miratimi është :

  • i qartë
  • i lirë ( je i lirë të thuash jo)
  • informues
  • i ndryshueshëm
  • entuziast

Autorët shpesh e manipulojnë viktimën për ta përfshirë në aktivitete seksuale të padëshiruara, pra pa pëlqimin e personit në fjalë. Manipulimi mund të përfshijë shtrëngim emocional dhe psikologjik. Forca nuk është gjithmonë presion fizik.

Arsyet se pse dikush mund të mos pranojë përfshijnë, moshën, sëmundjet, frikën, aftësitë e kufizuara, ndikimin e alkolit dhe drogës ose thjeshtë individi nuk ka interes seksual, shpirtëror ose romantic për personin tjetër. Ndërkohë që ka një listë të pafundme arsyesh se pse nuk duam të jemi pjesëmarrës në një akt seksual, ka ZERO arsye se pse dikush duhet të dhunoje, shtypë, nënçmojë, një tjetër qënie njerëzore. ZERO ARSYE!

Ngacmimi seksual përfshin njerëz të gjinive, racave, të ardhurave, religjioneve, etnive, kapaciteteve, profesioneve, orientimeve seksuale, nga më të ndryshmet. Megjithatë tendenca është kundrejt minoriteteve, personave më të margjinalizuara, grave dhe vajzave, ose atyre më të pambrojturve. Format e ndryshme të ngacmimit seksual janë :

  • Dhunë ose tentativë dhunë
  • Dhunë seksuale ndaj fëmijës ose incest
  • Shfrytëzim seksual
  • Sulm seksual ndaj partnerit
  • Masturbim në publik
  • Shfaqje e organeve gjenitale të një personi ose te trupit pa pëlqim
  • Kontakt seksual i padëshiruar
  • Të shikosh dikë në një aktivitet privat pa lejen e tyre
  • Të detyrosh dikë të kryejë marrëdhënie seksuale, seks oral ose dhe penetrim

Mendoj që më kanë dhunuar, çfarë të bëj tani ?

Nëse je viktime e një ngacmimi seksual, NUK ËSHTË FAJI YT. KURRË! Mund të ndihesh i shokuar, konfuz, i vrarë, i frikësuar dhe i mbushur  me emocione. Mund të humbësh apetitin, gjumin, ose të urresh trupin tënd. Të gjitha këto ndjenja janë shumë normale dhe nuk ka një përgjigje të saktë dhe korrekte. Ngacmimi, ngacmimi seksual ose dhuna sistematike, janë një traumë dhe do të duhet kohë të shërohesh. Vetëdijësimi për ndjenjat e tua është real dhe i ligjshëm.

Mund ta pyesësh veten se pse kjo të ndodhi ty. MOS HARRO, ngacimi seksual nuk është pasojë e sjelljes apo aksioneve të tua. Përgjegjësia e vetme qëndron mbi agresorin. Në ditët e sotme pjesa më e madhe e ngacmimeve seksuale nuk raportohen, sepse viktima linçohet, akuzohet, paragjykohet duke u dhunuar për herë të dytë. Mos lejo që kjo të të dekurajojë. NUK JE VETËM, ka shumë resurse që mund të përdorësh për të të ardhur në ndihmë.

Nëse të kanë ngacmuar seksualisht apo dhunuar në çdo lloj forme, nuk është faji yt. Kërko suport  nga miqtë, familja, të mbijetuar të tjerë, qëndra online, organizata jo-fitimprurëse. Të tejkalosh një tronditje të tillë nuk është e thjeshtë, duhet t’i japësh vetes kohë dhe gjërat dalngadalë do të përmirësohen.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.