Mëkatet e patriarkatit

Të gjitha ne, të paktën nje herë në jetë, jemi quajtur kurv@, l@v1r3, put@na, bUç3, prostitut@. Herën e parë që më ka ndodhur mua, e mbaj mend mirë, sepse kam qenë në gjimnaz dhe të pasurit të dashur në atë kohë më bënte automatikisht kurvë. Nuk e di nëse ju që më ndiqni e mbani mend takimin tuaj të parë me stigmatizimin gjinor, që në fakt na shoqëron derisa vdesim, ose ndryshe: stigmën e kurvës.

Që atëherë e deri sot, nuk e di sa herë më kanë quajtur kurvë, në mënyrë që të më ofendonin sepse kam pasur dhe ende kam një opinon. Nuk e di, sa herë më kanë quajtur kurvë sepse kam kryer një punë me autoritet, nuk e di sa herë më kanë quajtur kurvë, sepse kam zgjedhur e lirë pa pritur miratimin e turmës.

Stigma, etiketimi dhe atashimi me fjalën kurvë, janë një mënyrë kontrolli që nuk synojnë të disiplinojnë sjelljen e gruas vetëm në krevat, por në çdo dimension tjetër të jetës së saj. Fjala kurvë është si një mjet që vendos gjoba, sapo kalon kufirin e patriarkatit, sapo kërkon të ndërrosh narrativën, sapo vendos në diskutim pushtetin mashkullor, standardet e dyfishta, sistemin patriarkal; mbi të gjitha në momentin ekzakt kur disa prej nesh marrin rol, sjellje dhe cilësi që sipas patriarkatit nuk duhet të kishim/kemi.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.