Rinee Shah for InsideHook

Dushi anal, ose pastrimi për marrëdhënie anale

Ky shkrim u përgatit nga: Madamec

Dushi anal nuk është diçka për të cilën flitet shpesh ose e thënë ndryshe, informacioni që ofrohet në gjuhën shqipe është i pakët. Në një botë perfekte nuk duhet të ishte i nevojshme ky sqarim, por askush nuk do të krijojë një situatë të pakëndshme. Me gjithë pamundësinë e të pasurit një seks anal spontan, ekzistojnë disa rregulla të cilat janë të rëndësishme për t’u ndjekur, përtej miteve që qarkullojnë.


Përdoreni ujin siç duhet

Uji i rubinetit është pranueshëm për aq kohë sa nuk përdoret më shumë se
ç’duhet apo më shpesh se ç’duhet. Masa e ujit, temperatura e duhur dhe
shpeshmëria e dushit janë elementet bazë që duhen të mirë balancohen në
mënyrë që të shmangni aksidentet apo dhe dëmtimet që mund shkaktohen. Është mëse e rëndësishme të dihet se dushi anal nuk mund të bëhet me alkool ,
produkte që kanë përmbajtje alkooli, vaji ulliri, apo vajrat e ndryshme të trupit
të cilat shkaktojnë dëmtime të ndryshme në anus. Duhet pasur parasysh që temperatura e ujit nuk duhet të jetë aq e nxehtë si ai me të cilin bëjmë dush, por as e ftohtë. Kjo duhet bërë, sepse rektumi ka një lëkurë delikate dhe nuk mund të durojë temperatura të larta, ndërsa uji i ftohtë tkurr kapilarët dhe ndalon prodhimin normal të mukozës. Gjithashtu duhet pasur parasysh se një dush anal nuk këshillohet çdo ditë sepse shkakton dëmtime në natyrën biologjike të anusit.

CORINNA BOURKE



Përdorni mjetet e duhura


Uji dhe masa e tij nuk janë gjërat e vetme që duhet të keni parasysh kur bëni pastrimin. Mjetet e duhura kanë rëndësinë e tyre. Enema apo pjesëza që modifikohet me tubin e dushit duhen të jetë e përshtatur. Në rastin e enemës është më e thjeshtë sepse luan rolin e një transportuesi të thjeshtë të ujit nga jashtë brenda në rektum, por nëse pastrimi bëhet me atë pjesëz që duhet të modifikohet me tubin e dushit, atëhere duhen pasur parasysh ulja e presionit të ujit për të evituar dëmtimin e venave dhe tharjen e mukozës. Larësi anal, duhet të përdoret me lubrifikant që të mos shkaktoj irritim të rektumit.

Enema


Përgatituni


Mos harroni të anashkaloni lubrifikantin, sepse kur nis pastrimi çdo irritim i lëkursës mund të ulë mbrojtjen natyrale të lëkurës ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Gjithashtu nuk është e këshillueshme që pas larjes të kryhet menjëherë seks anal, duhen rreth 15 minuta që lëkura dhe mukoza të qetësohen.


Kujdes: Nuk duhet të përdorni ilaçe kundër kapsllikut për të çliruar çdo gjë.
Mjafton uji për të pastruar vetëm pjesën e rektumit, në të kundërtën mund të
shkaktoni diarre. Megjithatë kini parasysh që aksidentet mund të ndodhin për shkaqe nga më të ndryshme

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Per te shumten her jau shtroi nji pytje:me tregoni diq per ket.dua te qihem me shokun qe edua.amun te perdor shum lubrifikant ne anusin Tim se Herrn e par NUK kam perdor mjaft KU mbas qurjes kam pasur dhimt

  • Per te shumten her jau shtroi nji pytje:me tregoni diq per ket.dua te qihem me shokun qe edua.amun te perdor shum lubrifikant ne anusin Tim se Herrn e par NUK kam perdor mjaft KU mbas qirjees kam pasur dhimt