Komentet ofenduese dhe aspak pozitive mbi dukjen dhe trupin e të tjerëve ( ose mendimet negative mbi trupin tonë) janë aq të shpeshta, sa as nuk e vëmë re rrezikun që ato mbartin. Të bësh shaming mbi trupin e dikujt tjetër është një sjellje që ne adultët e bëjmë shpesh, por e shohim dhe te më të rinjtë dhe ndonjëherë edhe të fwmijët. Komente ofenduese mbi peshën, sasinë e qimeve në trup, gjatësinw e vjeshjeve, janë disa shembuj shumë të thjeshtë.
Sipas statistikave, viktimat kryesore të body shaming janë gratë ( mbi të gjitha për peshën aka fatshaming) dhe gjëja më “interesante” është që dhunueset kryesore janë vetë gratë. Ndonjëherë ndodh që janë vetë mamatë me vajzat e tyre, shoqet, mikeshat. Duke nisur nga kjo,lind pyetja: “ku janë limitet e respektit ndaj trupit tonë” ? A nuk duhet të jemi vetë ne, që marrin përgjegjesi për kujdesin që kemi ndaj trupit, peshës, depilimit, ushqimit apo dhe veshjes ?
Fatkeqësisht ne jetojmë në një shoqëri që na ka edukuar që fëmijë që të shohim objektivizimin e trupit nga mediet, sidomos të trupit të gruas, që është si një mall këmbimi. Një mall që duhet te ketë një standart të caktuar sepse përndryshe hyn në lojë ndjenja a pamjfatueshmërisë, frustrimit, depresionit, ankthit. Jemi aq të mësuar ta shohim trupin si një pajisje për të kënaqur, si një mjet për t’u pranuar, sa kemi harruar të duam veten dhe diversitetin që na karakterizon.
Vuajtje, paragjykim, gjykime, stigma shoqërore: “ Je e shëndoshë”, “ Dukesh kurvë”,” Si anoreksike”. Edukimi ndaj respektit fillon që këtu, që nga diversiteti, që nga edukimi i fëmijëve, qw nga pwrdorimi I nwj fjalori etik, pa gjykime, duke kriuar empati për personin tjetër. Duhet t’i mësojmë vetes dhe fëmijëve që të shohim veten dhe të tjerët me një shikim të ri, jo prej kasapi, që zgjedh mishin më të bukur për të bërë fileton perfekte. Duhet të mësojmë të shohim njeriun, më shikim respekti, duke gjetur bukurinë në diversitet dhe te elementët e ndryshëm që na bëjnë unikë.
Jep koment