Unë e përdor shumë shpesh togfjalëshin “Bias Konjitiv”, që me fjalë më të thjeshta do të thotë, “ perceptim i modifikuar” që nxit një alterim të logjikës, një deformim, që ndryshon në mënyrë të vetëdijshme intepretimin e realitetit që na rrethon. Ky mekanizëm është i ngulitur thellë brenda nesh ndonëse shpesh herë as e kuptojmë që e kemi dhe përdorim.
Po kaloj në shembuj konkretë
Bias Miratimi: ky gabim konjitiv është aq i përhapur sa është e vështirë të jesh imun. Në një mënyrë apo tjetër e ndiejmë të nevojshme të miratojmë apo konfirmojmë idetë dhe vlerat që kemi, të mbrojmë identitetin tonë personal, nga argumentat që mund të na destabilizojnë apo vënë në dyshim atë që jemi.
Në realitet është gjithnjë e këshillueshme që të përdorim “ metodën shkencore” duke u munduar të përgënjeshtrojmë idetë tona dhe duke i trajtuar ato si të vërteta, vetëm nëse i kanë rezistuar çdo kundërargumenti.
Mallkimi i njohurisë ( Curse of knowledge): ju ka ndodhur ndonjëherë të lexoni një libër dhe ta gjeni të pakuptueshëm ? Nëse përgjigja është po, atëherë do të thotë që autori i librit ka qenë viktime e këtij biasi. Shpesh herë mbasi kemi asimiluar një njohuri, kemi tendencën që ta marrim për të mirëqënë që të gjithë kanë nivelin e njëjtë të njohurive.
Kur i shpjegojmë të tjerëve një koncept është shumë e rëndësishme të kuptojmë perspektivën e të tjerëve, duke thjeshtuar informacionin dhe duke u drejtuar menjëhere të thelbi i çështjes.
Efekti Dunning- Kruger: Shpesh herë njohuritë elementare në një lëndë na japin idenë sikur ajo lëndë është e thjeshtë për t’u kuptuar: këtu lind gjithologjia pa kompetencë. Në të kundërt të gjithë ata që janë të mësuar me kompleksitetin dhe vështirësitë që ka studimi, kanë tendëncën të nënvlerësojnë veten dhe të vënë në dyshim aftësitë e veta. Ky bias është shumë i përdorur në jetën e përditshme.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të dokumentojmë, seleksionojmë, verifikojmë burimet me një dozë të madhe modestie që nuk bën asnjëherë keq.
Mendii nê grupit *( grupthinking)
Ky lloj gabimi mund të identifikohet te çdo anëtar I një grupimi shoqëror: ky gabim zhvillohet në çdo grup që përbëhet nga anëtarë që kanë të njëjtin background, që kanë direktiva nga një udhëheqës apo që izolohen nga hyrje të jashtme.
Mendojeni se çfarë mund të ndodhë në një kompani nëse vendimet e një udhëheqësi nuk diskutohen kurrë, ose nëse ai që do të diskutojë këto vendime, izolohet dhe lincohet që të heshtë. Pasojat do të ishin dhe janë të tmerrshme ( shiko Shqipërinë komuniste).
Zgjedhjet për të parandaluar të menduarit në grup janë të ndrsyme dhe nisin nga nevoja që çdo individ të mbajë përgjegjësi për aksionet e veta. Sigurisht që në grupimë të tilla duhet të jetë dhe dikush që bën avokatin e djallit, me objektiv, diskutimet e vazhdueshme në grup, apo nevojën për të gjetur sa më shumë kundërargumenta.
Pika verbërie
Nëse deri tani nuk e keni gjetur veten në një nga këto shembuj dhe mendoni që nuk jeni apo keni qenë kurrë viktimë e biasve konjitiv, duroni deri në fund, sepse ndoshta jeni fajtorë të “Pikës së vërbërisë”. Ky bias na bën të mendojmë që ne jemi të çliruar nga çdo kompleks apo paragjykim, momente që shohim qartë te të tjerët. Kjo ndodh sepse në masë, paragjykimi trajtohet si diçka e gabuar dhe jo e vlefshme prandaj ndihemi të sigurt që nuk na përket.
Fatkeqësisht sado që jemi të vetëdijshëm është pothuajse e pamundur të jesh imun nga biasët konjitiv prandaj është e rëndësishme të trajnohemi dhe të jemi të sinqertë me veten duke pranuar gabimet dhe duke u munduar të limojmë ato gabime që nuk na lejojnë të shohim realitetin Brenda dhe jashtë nesh.
Një bias konjitiv është një gabim I përsëritur, pothuajse fiziologjik që truri ynë prodhon në autonomi të plotë duke ndikuar në gjykim dhe vë vendimet që marrim. Me pak fjalë, shpesh sjelljet tona nuk janë racionale ashtu siç ne duam që t’I kemi.
Nuk ka nevojë për panik sepse nuk ka asgjë të parekuperueshme te ne. Truri ynë në default, është I projektuar për të na lehtësuar gjërat. Truri na ndihmon në propozimin e ideve, skemave, strukturave, hipotezave, apo ndërlidhjet midis njohurive, jo gjithmonë të sakta, por që na lejon të marrim vendime dhe të japim gjykime duke rritur aftësinë tonë për mbijetesë. Në këtë mënyrë me minimumin e energjive ne kryejmë të gjitha aktivitete “administrative” ose ato sjellje që kemi asimiluar nga përditshmëria gjatë të cilave nuk kemi nevojë të mendojmë, si për shembull dhënia e makinës, mbrotja nga ndonjë zhurmë e papritur apo gjykimi për një person që sapo kemi takuar. Ky system ndërtuar nga instiktet ka dhe një mik që punon me më shumë racionalitet nërpërmjet të cilit truri ynë bën biseda më komplekse, që kërkojnë një qasje kritike, më shumë kohë dhe energji. Ato që kam quajtur bias, janë pjesë e mekanizmit të parë, instiktiv, që na lejon të filtrojmë informacionet e pakta apo të shumta, çfarë mos harrojmë apo si të vendosim shpejtë. Kjo nuk do të thotë që nuk jemi në gjendje apo nuk mundemi dhe në situate të tilla të zhvillojmë mendimin kritik, ose stërvitjen e trurit tonë që të njohë këto gabimeve konjitive për ta nxitur më pas të pranojë rezultatin e prodhuar.
Jep koment