Prezantimi i përgjithshëm i sistemit riprodhues te vajzat dhe djemtë, do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë, se si veprojnë metodat bashkohore kontraceptive në parandalimin e një shtatzënie. Prandaj në vijim do të njihni:
- Funksionimin e disa organeve riprodhuese te meshkujt dhe femrat
- Ciklin menstrual të gruas
- Kushtet për zhvillimin e një shtatzënie
Sistemi riprodhues femëror i krijon mundësi vajzave dhe grave të prodhojnë vezëza, që do të fekondohen nga spermatozoidët. Ai mundëson rritjen dhe zhvillimin e fetusit. Pjesa e trupit të gruas ku ndodhen organet riprodhuese, njihet si zona e pelvisit.
Trupi i gruas ka dy vezore që kanë në strukturën e tyre vezë. Çdo muaj, një vezëz ose më shumë, çlirohet nga vezoret – proçesi që njihet si OVULIM. Pjesa e fundit e tubave fallopian, që gjenden në të dyja anët e mitrës, kapin vezën e çliruar nga vezorja. Në tubat fallopianë, spermatozoidët takohen me vezët. Bashkimi i plotë i spermatozoidit me vezën njihet si fekondim.
Mitra është vendi kur rritet fetusi, në rast se gruaja është shtatzënë. Pjesa e fundme e mitrës, qafa e mitrës, prodhon një sekrecion të trashë, që quhet mucus. Qafa e mitrës vazhdon me vaginën. Spermatozoidet e derdhur nga mashkulli gjatë marrëdhënies seksuale kalojnë nga vagina përmes qafës së mitrës për t’u takuar me vezën.
2. Sistemi riprodhues mashkullor krijon mundësinë që mashkulli të fekondojë vezën e femrës, në mënyrë që të zhvillohet shtatzënia.
Spermatozoidët ( qelizat seksuale mashkullore) prodhohen në testikuj. Në momentin e ejakulimit ( daljes së lëngut mashkullor nga penisi) spermatozoidët kalojnë përmes tubave ( vas deferens) për në brendësi të penisit dhe pastaj jashtë tij përmes kanalit të quajtur uretra. Gjatë rrugës së përshkruar lëngut mashkullore, i bashkohet lëng nga vezukulat seminale dhe prostate.
Jep koment