Identiteti seksual, hajde ta shpjegojmë.

Identiteti seksual, hajde ta shpjegojmë.

Identiteti seksual i referohet gjinisë prej të cilës jemi të tërhequr seksualisht. Por, kjo kategori përfshin disa definicione të detajuara. Një gjë që duhet pranuar në epokën në të cilën jetojmë është që orientimi seksual jo gjithmonë përshtatet në një kategori të caktuar, por është më labil, gjithmonë në zhvillim. Sipas studimeve të publikuara në rrjet orientimi seksual është më fluid dhe lundrues për disa njerëz dhe jo për disa të tjerë.

Por prit, a janë identiteti seksual dhe orientimi seksual e njëjta gjë ? Jo dhe aq në fakt. Orientimi seksual ka të bëjë më shumë me tërheqjen seksuale ose romantike, ndërkohë identiteti seksual ka të bëjë me perceptimin vetjak ose personal të orientimin seksual ose se si identifikohemi.

Për ta thjeshtuar pak ja një listë e disa identiteve seksuale.

Heteroseksual

Pëlqejnë seksin e kundërt pra jo atë në të cilin identifikohen.

Gay ose lezbike

Pëlqejnë seksin e njëjtë pra atë në të cilin identifikohen.

Biseksual

Pëlqejnë dy ose më shumë gjini.

Aseksual

Për ta bërë të thjeshtë asnjë gjini. Gjithsesi aseksualiteti përfshin individë që nuk kanë kurrfarë interesi romatik ose seksual  por dhe indvidë që kanë interesa të limituara romantike ose seksuale.

Panseksual

Miley Cirus identifikohet si panseksuale. Panseksualizmi përfshin të gjitha gjinitë dhe sekset.

Queer (këië)

Varet, ky term vleresohet si një fjalë çadër për një shumëllojshmëri gjini dhe identitete seksuale.

Pa kategori

Zgjidhja për të mos kategorizuar identitetin seksual.

Ka shumë fakte që dëshmojnë që seksualiteti është lundrues dhe që mund të ndryshojë gjatë kohës dhe që përkufizimet mund të qëndrojnë ngushtë. Si e përjeton apo jo seksualitetin është çështje shumë personale. Nëse nuk je mirë me veten flit me një shok, mik, familjar, o të rritur tek i cili ke besim. Mos harro nuk je vetëm, është mëse normale të vësh në pikëpyetje seksualitetin tënd dhe të eksperimentosh me lloje të ndryshme njerëzish. Ki parasysh që në gjithë këtë, të respektosh  në rradhë të parë veten dhe partnerët potencial, duke folur hapur e sinqerisht dhe duke përdorur gjithmonë mbrojtje ( nëse angazhohesh në marrëdhënie seksuale).

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.