mizogjinia si krim urrejtjeje

Vendim historik, një gjykatë në Korenë e Jugut, njeh mizogjinë si motiv për krimet e urrejtjes

Një gjykatë e Koresë së Jugut e ka njohur mizogjininë si një motiv për një krim urrejtjeje. Një vendim historik që aktivistët e shohin si një hap të madh për të drejtat e grave. Gjykata e Qarkut Changwon la në fuqi një dënim me tre vjet për një burrë që sulmoi një punonjëse të një dyqani, duke përmendur flokët e saj të shkurtër si dëshmi të feminizmit. Gjykata përcaktoi se sulmi bazohej në “urrejtjen dhe paragjykimin e pabazë ndaj grave”, duke e deklaruar mizogjininë si një “motiv të dënueshëm” në vendim, i cili nuk mund të apelohet.⁠


Avokati i viktimës, Lee Gyeong-ha, theksoi rëndësinë e vendimit, duke thënë: “Ky vendim është domethënës sepse sqaron faktin që të thuash gjëra të tilla si “feministët meritojnë të rrihen” janë sjellje të rrënjosura në mizogjini.” Viktima, e cila pësoi humbje të dëgjimit në njërin vesh, nuk ka mundur të punojë që nga sulmi. Aktivistet e grave vlerësuan vendimin si një ndryshim historik në trajtimin e dhunës me motive gjinore në Korenë e Jugut.⁠

Pavarësisht përparimeve të saj teknologjike dhe kulturore, Koreja e Jugut është përballur me pabarazinë gjinore dhe dhunën, duke përfshirë një rritje të kohëve të fundit në pornografinë e rreme që synon gratë e reja. Aktivistët në Provincën Jugore Gyeongsang e shohin vendimin e gjykatës si një “kornizë për ndëshkimin ligjor të kriminelëve mizogjenë”, duke shpresuar se do të hapë rrugën për mbrojtje më të madhe kundër krimeve të urrejtjes me bazë gjinore.⁠

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.