Reklama te vjetra qe na kujtojne sa sekssite eshte bota

Reklama të së kalurarës që na kujtojnë sa seksiste është bota

Vitet ’50, ’60 dhe ’70 ishin vitet kur revolucioni seksual dhe feminist kishte kapluar Amerikën, që pavarësisht këtyre levizjeve vazhdonte të ishte një vend që i përkiste burrave.

Të gjitha këto pasqyrohen bukur dhe nëpërmjet dëshmive të reklamave që trashëgojmë nga ajo kohë dhe që në ditët e sotme, në vende ku barazia gjinore ka prioritet, janë të papranueshme. Megjithatë dëshmi të tilla, janë raste të mira studimi që shpegojnë sesa thellë janë të rrënjosura  idetë maskiliste që përqafohen shpesh dhe nga gratë të cilat edhe sot nuk identifikojnë dot kafazin në të cilin zgjedhin të jetojnë.

Viti 1947. Posteri tregon historinë e një vajze që punonte në fabrikë, e cila mund të arrinte të përdorte makinerinë e punës vetëm nëse ajo ishte e mbështjellë me një fjongo rozë. Duke parë këtë rezultat, ajo i referoi punëdhënësit, që tashmë do të kishte më shumë kohë në dipozicion për të bërë biseda me koleget e saj në tualet. Mbas kësaj deklarate, punëdhënësi pyet veten: “ A është e jashtëligjshme të vrasës një grua ?”

Është  viti 1952 dhe kompania Van Heusen, sponsorizon kravatat e veta si një symbol pushteti, që i drejtohet grave duke thënë: ” Kjo është një botë burrash.”

Viti 1952, kompania La Chase & Sanborn, një kompani që prodhonte kafe, publikon një poster reklamues që nënvlerësonte dhunën shtëpiake.

Viti 1953, shishet e Alcoa Aluminium, mund të hapen, pa një thikë, pa një hapës  për shishe dhe pa një burrë. Në poster shkruhet: “ Do të thuash që dhe një grua mund ta hapë ?”

1961, “ Shefi bën çdo gjë, përpos gatimit: për këtë duhen gratë”. Ja se si kompania e elektroshtëpiakeve nxiste gratë të blinin produktet e saj.

1967, Cigaret janë si gratë, më të mirat janë të holla dhe të pasura.

1967, Vazhdojme qëndrojmë tek reklamimi i cigareve ( që ishte e lejuar në ato vite) me posterin që thotë: “ Fryji në fytyrë dhe do të të ndjekë kudo”.

1968, Kompania amerikane American Airlines ka paralelizuar veten me një grua joshëse, për të cilën fton përdoruesit ta shohin si mamanë e tyre.

Viti 1970, Për të nënshtuar një grua tigër, të mjafton të veshësh këto pantallona, të bën të mendosh posteri reklamues që përmban mbishkrimin:” Është e këndshme të kesh një vajzë që vjen vërdallë nëpër shtëpi”.

Është viti 1974 dhe tendenca e kompanisë, Wynberg Massagic për të krijuar reklama seksiste arriti kulmin. Posteri me këpucët e një burri, dhe një grua të shtrirë aty pranë me mbishkrimin: “ Lëre të qëndrojë në vendin që e meriton”- e tregon më së miri.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.