Kohët e fundit në mediat shqiptare është hapur një debat shumë i gjerë rreth workshopeve që ka organizuar organizata LGBTQ në kuadër të fushatës kundër bullizmit ose ngacmimeve në moshën e pre adoleshencës dhe adoleshencës, për arsye të ndryshme. Tani, ajo që më intereson mua, meqë është dhe verë dhe do bombardohemi me imazhe për trupin perfekt për plazh, është jo vetëm bulling, si dukuri, por sidomos bulling për shkak të formave të trupit. Sidomos ndaj ne grave, sidomos nëse trupi ynë nuk është perfekt.
Personalisht kam luftuar me kilet e tepërta që kur mbaj mend. Në moshën 12 a 13 vjeçare pata një moment shëndoshje ( dhe para të 30tave kam patur momentin e njejtë), gjatë të cilit dhe mami im më kërkonte të haja më pak. Në fakt marrëdhënia ime me trupin dhe ushqimin ka qënë gjithmonë morboze, dashuri –urrejtje, e vështirë dhe pothuajse obsesive. Mbas fillimi të 20tave kur dhe fitova pamvarësi ekonomike, fillova të frekuentoj me zell të madh palestren dhe aktivitete të ndryshme sportive, për të arritur sot, me një numër të panjohur kilesh të humbura dhe të fituara. Momentalisht marrëdhënia ime me trupin është më e fortë dhe pozitive se kurrë, por ende vazhdoj që të mësoj ta glorifikoj atë, duke vënë në pah anët e tij më pozitive, duke pranuar atë, ashtu siç është.
Sot po flas kështu me këto vajza e gra, që ndoshta përjetojnë situata edhe më të këqija dhe të sikletshme se sa ajo që kam kaluar. Dua të ju them, që ne jetojmë në një shoqëri që e ka si nevojë legjitime, të gjykojë peshën e dikujt. Jetojmë në një kulturë që trajton trupin si një orendi publike sepse është i ekspozuar dhe i dukshëm, prandaj i gjykueshëm. E mbi këtë skenë të perfeksionit, në këtë tension që promovon ekselencën dhe njëtrajtshëmrinë, duke krijuar oazin e pidhokracisë, vajzat e kolme, bufalaqe apo dhe të shëndosha nuk kanë vend. Sot ka një mbretëri të banuar nga gra me bel të hollë, cica të mëdha, vithe të fort si mermeri dhe rini të përjetshme.
Sot është e vështirë të gjesh një ekuilibër midis një lisharse emocionesh. Nga pranimi, te shpifja e vetes, nga pritshmëritë, te realiteti, nga menaxhimi te përballja e dhimbjes. Nga një anë bëjmë paqe me disa karakteristika të vetes të cilat i pranojmë, nga ana tjetër mundohemi të përmirësojmë të tjera. Mundohemi të ushqehemimë mirë, të bëjmë sport, por ndonjëherë rrëshqasim prapë aty ku ishim për shkak të ndonjë krize. Përmirësimi vetjak është një aventurë që duhet të ndërrmarin për mirëqënien personale, jo për miratimin e të tjerëve. Të jesh mirë me veten dhe trupin tënd është nje eksperincë e realizueshme. Duhet vetëm ta besojmë dhe ta dijmë.
E di që pjesa më e vështirë është shpesh besimi në vete, sidomos kur jemi në pubertet apo adoleshencë, sidomos kur imperfeksionet tona janë të ekspzouara ndaj sarkazamve ironike. Sepse tematika nuk është kjo. Të gjitha këto nuk janë vetëm kritika por shpesh herë keqdashje, injorancë. Mungesë njohurish ndaj argumentit. Mbi një gjurmë kulturore që të jep të drejtën të qeshësh dhe të bësh shaka ndaj atij që ka syzë, ndaj atij që është më i varfër, ndaj atij që është më i shëndoshë. Sepse ata janë përgjegjës për kilet e tepërta. Pa menduar që raporti më ushqimin është i thellë dhe personal dhe që ka mijëra arsye shëndetësore apo dhe të trashëguara për peshën e një personi. Por, siç e dijmë, populli ka qejf të madh të gjykojë të tjerët dhe një kategori e cila nuk mbrohet kurrë është pikërisht kjo e njerëzve mbi peshë.
Fatmirësisht duhet dhe pranuar që shoqëria po mundohet të ndryshojë dhe të përmirësojë raportin me kilet, yndyrnat, karbohidratet dhe kaloritë.
Ajo që dua të them është që duhet të mësojmë t’i japim kohë vetes të marrim eksperiencë, forcë dhe pjekuri. Të kuptojmë që ka mënyra reagimi ndaj gjithë kësaj. Që duhet t’i japim mundësinë vetes të behëmi gra të mrekullueshme, të gatshme për të shijuar jetën, të gatshme për fitore, sidomos kundrejt atyre që të kanë bërë të ndihesh e pavlerë, vulnerabël apo tepër e shëndoshë.
Duhet të kuptojmë, të gjithë bashkë, dhe unë, që jeta mund të jetë e lumtur dhe pa muskuj barku, që seksualiteti mund të jetë i lirshmë dhe i kënaqshëm dhe me pak celulit. Jam e sigurt që në këtë momente, ka shumë gra që ndihen kështu. Jam dhe e sigurt që ato duhet të dijnë që nuk është e drejtë të vuash për këto. Hapi i parë për të reaguar kundrejt atyre që nuk të vlerësojnë është të duash më shumë veten, me më shumë focë dhe më shumë durim. Të përballosh atë që të frikëson, të luftosh komentet, buzëqeshjet ironike, kritikat sterile. Vlera jonë shkon përtej dukjes sonë të jashtme.
Duhet të mësojmë që bukuria nuk ka masë, por edhe nëse do të kishte, mbi masën punohet me ushqim, me kujdes, me palestër me dashuri ndaj vetes. Duhet të mësojmë që dhe imperfeksionet tona janë pjesë e AND-së dhe e veçantisë. Je e shëndoshë ? E shëndoshë për çfarë ? E shëndoshë për kë ? E shëndoshë pse ?
Kështu që, duaje veten sepse po nuk e bërë ti nuk do e bëjnë të tjerët. Pranoje veten sepse përndryshe do jetosh gjithmonë duke luftuar atë. Lartësoje veten dhe bëhu miku më i mirë, mbështetësi më i madh, i dashuri më i mirë, i vetes. Përmirësojeni veten sepse është e mundur dhe i bën mirë zemrës. Rebelohuni ndaj një shoqërie që do të vlerësojë qëniet tuaja si gra apo si individë, me një peshore. Bëhu me shumë se disa kg në peshore, gjithmonë. Mbushni jetën dhe shpirtin tuaj dhe të njerëzve që dashuroni. Bëhuni padron për të vendosur se kush jeni. Hidh në WC etiketa që të vendosin. Mos ki frikë, kënaqu dhe ëndërro. Përqëndrohu mbi ato copëza që përbëjnë personalitetin tënd, dhe përballu me frikat.
Ji i lirë, sepse jeni, sepse keni/ kemi nevojë të jemi. LOVE
Jep koment