virgjeria

Virgjëria

Sot do të flasim për virgjërinë, pa u zgjatur shumë dhe duke hyrë mënjëherë në temë. Për të biseduar për virgjërinë, si fillim duhet të themi se çfarë është virgjëria; dhe unë nuk mund të them saktë se çfarë është virgjëria. Ka shumë definicionë për virgjërinë dhe të gjitha këto varen nga faktori kulturor, fetar, vlerat familjare apo mendimi i miqve dhe të afërmëve tanë. Nëse je fetar, virgjëria ka të bëjë me pastërtinë, me të qënit i pastër, i paprekur. Pra, nuk duhet të kesh patur kontakte seksuale me dikë. Kur je fetar, virgjëria përkthehet në këtë mënyrë.

Jashtë kontekstit fetar, duket sikur virgjëria ka të bëjë me penetrimin, pra me takimin vaginë-penis. Në fakt koncepti i virgjërisë është më shumë i bazuar në sistemin binar, pra burrë-grua, pra heteroseksual. Por, duke e vazhduar mendimin, duke parë që virgjëria si definicion është akti i penetrimit, të penisit në vaginë, nëse nuk e ke kryer këtë akt, atëherë teknikisht je i virgjër. Po nëse nuk je në një marrëdhënie hetero, por gay ? Po gratë? Ato nuk kanë as penis ? Si zhvirgjërohen dy lezbike ? Çfarë kuptimi ka për to të qënurit i virgjër ? Por nëse një lezbike nuk ka asnjë marrëdhënie me burrë gjatë gjithë jetës së saj, është akoma e virgjër ?

Pra, çfarë duhet të bëjmë ? Të ndryshojmë konceptin mbi virgjërinë, aq më tëpër në ditët e sotme ku koncepti i virgjërisë është më i hapur dhe i gjerë ? P.sh: Disa njerëz mendojnë që nëse nuk ke patur seks vaginal por ke patur vetëm seks anal, je ende i virgjër. Personalisht mendoj që nëse ke patur seks oral, vaginal apo anal, nuk je më i/e virgjër, sepse sillesh në një mënyrë apo kryen akte, të cilat janë seksuale.

Ndërkohë virgjëria, si koncept ka ndryshuar ndër shekuj e vite. Nëse i referohemi Greqisë apo Romës së lashtë, atëherë fjala virgjëri i referohej grave ose hyjneshave, të cilat ishin të virgjëra sepse nuk ishin prekur kurrë nga një burrë. Ndërkohe ekziston dhe një besëtytni tjetër rreth himenit ( këtu posti për himenin) dhe konceptit të virgjërisë. Himeni ndodhet midis vaginës dhe vulvës, dhe me rritjen dhe ardhjen e adoleshencës, rriten dhe estrogjenet; të cilat bëjnë që himeni të jetë më elastik pikërisht për të pranuar penisin apo për t’u përgatitur për marrëdhënien e parë.

Nga ana tjetër duket sikur koncepti i virgjërisë funksionon vetëm për gratë, sepse nëse virgjëria humbet kur prishet himeni, çfarë ndodh me burrat që nuk kanë fare himen? Një burrë si e humb virgjërinë ? Kur kryen marrëdhënie ? Kur bën seks oral për herë të parë ? Kur ejakulon për herë të parë ?

Pastaj në shumë vende të botës por dhe këtu te ne, nëse nuk je e virgjër mund të dëbohesh, dhunohesh, nëpërkëmbesh nga e gjithë famija. Kjo sepse nuk je më e pastër apo dhe se ke njollosur emrin e gjithë familjes.

Mos harrojmë dhe çështjen e dhunës. Nëse dhunohesh nuk je më e virgjër edhe nëse nuk ka patur konsens? Pra, ka shumë ide mbi të cilat duhet menduar dhe reflektuar mirë, përpara se të japim një ide zyrtare se çfarë është virgjëria. Nëse je  besimtar, virgjëri është bardhë e zi, nëse nuk je fetar, puna ndryshon.

Do të doja shumë që të komentoni së çfarë mendoni ju për virgjërinë. Shpesh herë akuzohem se unë nxis humbjen e virgjërisë. Në fakt nuk është ashtu, por padyshim mendoj që virgjëria është një shpikje heteroseksuale, e ngjashme me martesën. Kjo është vetëm idea ime dhe mendimi im. Nuk është e thënë që ta mendoni si unë, as që të kuptoni atë që them unë( ndonëse do ishte e këshillueshme); por kur dëgjojmë dhe mendimet e të tjerëve, zhvillohet më shumë diapazoni dhe perceptimi ynë ndaj jetës. Pranoni veten dhe të tjerët. Jeta është më e lehtë dhe e bukur.  LOVE

Zhaklin Lekatari

79 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Une jam agnostike(udhehiqem nga logjika,jo nga dogmat religjioze, te besosh te ekzistenca e Zotit pa qene ithare e sekteve fetare)dhe si e tille konceptin tim per virgjerine nuk e lidh me kontekstin fetar.Pavaresisht kesaj me duken te pranueshme definicionet fetare mbi virgjerine.Ndryshojne nga botekuptimi i gjithesecilit por me duken te pranueshme.Nuk pajtohem me konceptin e virgjerise ne kontekstin e rendesise.Per mua virgjeria eshte nje stad i jetes qe te gjitha i perkasin per nje periudhe ose perjetesisht nese zgjedhin keshtu(nuk e lidh me himenin).Nuk eshte nje atribut qe e fitojme thjesht lindim te tille,njesoj si te jesh i gjate,nuk ben asgje per te qene i tille ndaj nuk me duket vlere e shtuar per ata qe jane te tille.Nuk pajtohem me rendesine qe i jepet ketij “”virtyti”” per te patur vlere.Per mua virgjeria eshte e rendesishme vetem sa i perket menaxhimit:te zgjedhesh mos jesh e tille kur te ndihesh rehat,por kurrsesi nuk mund te jete percaktuese per “”deliresine””dhe pse pikerisht te vajzave??!!
    Ndjese per ata qe do e lexojne se e paskam tejzgjatur

      • Mendoj se pak rendesi ka se cfar permban virgjeria ne vetvete por rendesi ka vlera e i japim ne dhe se kujt ja japim konsensusin ta konsumjme sebashku…
        POR SARRIJ TE KUPTOJ KTO MESHKUJT SHQIPTAR… Der para 10-15 vitesh na canin … duke thene se i torturoheshin se “skishin goca per te ber sex” sot te cajne … se ka shume disponitet dhe ska vajza “te veshtira apo te virgjera”…
        SARRIJN TE KUPTOJN VETEN JO TI KUPTOJME NE…
        Nje vajze te thjeshte (xhinse t-shirt dhe atlete) sja hellin syte… por nqs ajo vajza vendos te veshi nje bluz me dekolte njecik pirding jashta dhe njcik shale te ekspozuara…. Shofin e Jargaviten sa te ta shpifi vetja… Ca tu themi valle atyre?! Epo mendjen tone sua japin dot te gjoreve…
        Zhak te pershendes… je si perhere shume inormuese. Flm.

  • Realisht pa dashur ta fetarizoj virgjeria eshte nje indicie stabiliteti karakterial dhe endokrino-hormonal, duke mos rene pre e joshjeve trupore te momentit. Gjithashtu sipas nje studimi te bere vite me pare nga nje mjek homeopatik rezulton se pjesa derrmuese e te virgjerve mbi 20 vjec te testuar dispononin hiperaktivitet dopamine cerebrale dhe centimetra shtese te lobit frontal. Andaj per mua eshte dicka qe s’ka te beje thjesht me dogma, perjashto ketu te fiksuarit patologjike fetare apo ruralet e prapambetur!
    Shpresoj te pajtoheni me mua.

  • ju lutem me ndihmoni une para nje muaji per her te par kam bere diqka qe nuk kam bere me par si partneri im ka futur gjuhen n vaginen time dhe vazhdimisht ka bere lepirje gjakderdhje nuk kam pasur por kur erdha ne shtepi per tu pastruar pash do sperm qe ne te kishte nje pik gjak ju lutem me tregoni a ka gjasa ta kem humbur virgjeritetin ?

  • Virgjeria duhet matur me grada, njesoj siç matet mosha e pemes, nga rrathet, por mbrapsht. Duhen numeruar rrathet e trashesise së kllove te zhvilluara nga vitet e pallimit. Dmth, duhet matur çvirgjeria, me gradacione. Metodë shkencore !

    • Seriozisht duhet te beni update ne trurin tuaj ose mos logoheni fare online. E keni kthyer Shqiperine ne vend te botes se katert.

      • Mbase cliche’t e botes perendimore mund t’ju duken si shkendija e fundit e emancipimit, por per mua, ato jane thjesht cliche me zanafille ne vitet 70. Por mbase emancipimi i te ardhmes (po ashtu nga perendimi) mund te jete regresive. Mbase e keni ju rradhen per nje update te shume-injoruar. Rreklamat ju genjejne. A ke syte te qendrosh ne teme, pa perdorur mjetet thjeshtake te turpit ?

        • Mendoj qe per te lexuar duhet mendja, jo vetem syte. A ke mendje qe te pranosh ate qe eshte ndryshe nga ty ? Apo emancipimi qe kerkon eshte i lidhur me besimin personal ? A mund te qendrosh ne teme pa vjedhur lirine e te tjereve ?

          • Per ç’fare lirie keni fjalen ? Kush po ju mohon lirine ? Kush po ju thote ndal ? Perdorimi i mjeteve te turpit dhe ofendimit personal, si mjet pergjigjeje, tregon paaftesine tuaj per te mos pranuar ate qe eshte ndryshe nga besimet tuaja demodé. Tema ishte mbi virgjerine, pergjigja ime ishte po mbi virgjerine, pergjigja juaj ishte sulm personal, une ju them, perse ju sulmoni personalisht dhe nuk qendron ne temen e virgjerise, ju pergjigjeni qe une nuk pranokam ndryshe dhe ndaloj lirine e tjetrit (….. dmth pergjigja juaj kodra mbas bregut). Ku ishte pergjigja mbi temen e virgjerise dhe si ishte e gabuar ose jo menyra qe e trajtova une ? Perse e kthyet ne ofendim personal dhe turpe ? Kush po ju mohon lirine ? Kush po ju thote ndal ? Perse nuk po flisni per virgjerine fundja ? Perse qendroni ne diskomfortin qe ju shkakton pordhe-shitja dhe ju ndalon te kuptoni pikepamje te tjera (nje veprim qe ju çuditerisht me akuzoni mua qe po bej)

          • Nuk shoh asnje ofendim personal ne pergjigjen time. Une mbaj pergjegjesi per ate qe them dhe jo per ate qe kupton bashkebiseduesi qe duhet te kete mendje per te lexuar, kuptuar dhe komentuar. Viktimizimin lereni ne shtepi, se nuk me ben pershtypje.

          • Për tu mos çuditur, perseri pergjigjia nuk prek temen e virgjerise, por diçka personale. Zonje, kishit diçka mbi virgjerine dhe si e trajtova ?

          • Ne fakt as komenti i pare nuk prek fare temen e virgjerise, por bindje dhe besime personale. Nuk mund te promovosh besimin tend, duke vjedhur lirine e te tjereve. Fjalet e teperta jane fukarallek.

          • Nuk e prek temen ? Te mendosh per distancen nga pika virtuale e virgjerise ne vënd që te perqendrohesh mbi virtualen e virgjerise, nuk prek temen e virgjerise ? Jane “besimet” e mia ? Dhe si qenkan keto “besimet” e mia ndryshe nga “faktet” e nje blogu opinioni ? “Besimi” eshte aksioma e nje blogu, ekselenca juaj. Ndryshe, zonje perendimore, ku jane referencat, ku jane te dhenat per eksperimentet qe keni bere ? Cilet shkencetar ju kane kritikuar punen ? Ne cilen gazete shkencore i paskeni botuar keto “fakte” a-personale tuajat ?… meqe te miat qenkan “besime” personale. Apo … prap te avazi i meparshem ?

          • Te keshilloj te lexosh dhe njehere me vemendje shkrimin. Nje gje tjeter qe te keshilloj eshte qe te mos nderhysh ne trupat e vajzave dhe grave. Trupi im, zgjedhja ime, liria ime. LIRIA individuale. Ndiq linqet per t’u informuar me shume.

          • Prap, kush po nderhyn ? Kush po thote ndal ? Kush po thote shko ? Une po shprehem mbi sesi mund ta shohim/matur virgjerine, dhe jo se ç’fare duhet bere. Mbi ate, kishit ndonje kunder argument? Dhe jo kunder fantazmave te “besimeve” qe mesa duket paskan rrenje te thella ne psikozen tuaj.

          • Prandaj them qe duhet patur mendje per te kuptuar. Me delirin shqiptar jam shume e mesuar dhe nuk me ben pershtypje. Monologjet e penisit, ju lutem zhvillojini ne ndonje tjeter platforme. Nuk bej biseda me persona qe kane botekuptim te ndryshem nga i imi. Nuk jane konstruktive dhe me harxhojne kohen qe e kam shume te cmuar. Diten e mire, dhe faleminderit qe ndjek TABU BLOG.

          • Duhet patur mendje per te kuptuar dhe rrefuzoj te njoh nje tjeter botkuptim. Duartrokitje… thjesht duartrokitje.

            Botkuptimin shqipetar dhe monologjet e penisit: shprehet epitoma e kopjimit naiv te trajtave perendimore (a ka me Shqip se kjo trajte !!).

            Gjithe te mirat, dhe faleminderit per shkembimin kontradiktor, histerik, qe vetem ne teme nuk ndejti.

        • Pershendetje,

          masturbimi nuk shkakton akne, jane hormonet e pubertetit dhe ndryshimi pra hormonal qe i shkaktojne ato. Aknet do largohen gjate procesit te rritjes, eshte e rendesishme mos t’i ngacmojme qe mos krijojme shenja.

      • O zhak a mund te kryejm bashk mardhenie se me dukesh shum e zjarrt po ta them pa ofendim sa her te shof ty i bi me dor

  • Jam nje vajze 16 vjece …te ndjek gjithmon dhe madje tashme je bere nje idhull per mua …
    Kam disa pyetje per te te bere a mund te shkruaj ne facebook ne privat❤❤love

  • Përshëndetje Zhaklina! Ne fillim dua te te them mire qe te kemi se kjo shoqeria jone do perparim e ti e mundeson ate grua e fortë qe me inspiron. Desha te te beje nje pyetje. Jam 15 vjec dhe para dy vitesh kam pasur marredhenie me 1 djale. Nuk kemi pasur kontakt direkt ne mes penisit dhe vagines, mi ka futur vetem gishtat, mbaj ne mend se kam pasur dhimbje mirpo gjak nuk me ka dalur. Sa per kuriozitet a jam une e virgjer apo jo ?

  • Përshëndetje kam nje problem eka të madh penisin edhe ky fakt me hap probleme me dashurat kan frik edhe largohe.. cfar mund të boj nai gjo? 24 cm

    • Instagrami im eshte: zhaklinlekatari, te lutem me shkruaj pyetjen e plote, mos me shkruaj ” a mund te te pyes?”

  • A mund te shkaktoj ndonjë sëmundje nese masturbohemi per gjdo dit ose dy herë në dit?

    • Pershendetje,

      duhet te kuptoni qe masturbimi nuk ka te beje me heret, por me ekuilibrin. Nuk ka numer te sakte, por ka nje ekuiliber personal. Ne moshe 14 vjecare ka shume gjera per te bere perpos se masturbimit.

  • Prsh si je? Pyetja ime eshte, a krijohet ndonj problem nese vajza vazhdon te jete e virgjer edhe mbas moshes 22 vjet?

    • Jo nuk ka asnje problem, ndonese identiteti seksuale eshte i rendesishem dhe pjese e qenesishme e qenies njerezore.

  • Pershendetje Zhaklin
    Jam nje vajze dhe ju kam drejtuar nje pyetje ne instagram por shkruhet se ju nuk i pranoni mesazhet “from everyone”. Kam nje pyetje personale dhe doja te me thoje se ku mund tiu shkruaj tjeter pervec instagramit?
    Te falenderoj praprakisht!

    • Pershendetje,

      Ne Instagramin tim nuk thuhet qe nuk pranohen pyetjet nga everyone, thuhet qe nuk pranohen pyetjet nga profilet anonime, pa emer, mbiemer, pa foto dhe skuthe. Edukimi seksual nuk eshte turp. Nuk kam pse punoj kunder vetes. Pra ne IG tim nuk marrin pergjigje, profilet anonime. Gjithashtu per shkak te nr te madh te pyetjeve eshte e pamundur qe te arrij t’i pergjigjem kujto ne nje kohe te shkurter.

  • Pershendetje jam nje dal 15 vjec
    Doja te pysja per penisin tim ce nuk esht i gjat sa duhet besoj si mund te vazhdoi ce penisinte rritet ne vazhdim?

  • a ka ndonje ilac per te te hequr pucrat ne fytyr pasi i bie me dor diten tjr fytyra mbushet me pucra

    • Pershendetje,

      flisni me prinderit tuaj per ceshtje qe kane te bejne trupin dhe ndryshimet ne moshen e adoleshences.

  • Pershendetje kam pordorur kokrra te mos ngelem shtatezane edhe tani kam dhimbje tek vezoret a mos me kan bere dem edhe nhk ngelem shtatezane

    • Pershendetje,

      faleminderit per pyetjen. Shpresoj qe jo vetem ti por shume ndjekes te tjere, nepermjet ketij mesazhi te kuptojne qe kur ndiqeni nga ndonje mjek duhet te vazhdoni konsulten me ate mjek dhe jo te kerkoni zgjidhje online. Gjithashtu eshte e keshillueshme qe te dz partneret te bejne konsultat e rastit per te kuptuar nese jane pjellore dhe mund te kene femije.

  • Prshendetje jam nje e martuar dhe kam shum probleme saher kur bajm mardhenje ne fillim kam dhimbje shim ne fillim qfar mund te kem me trego plzzzz

    • Pershendetje,

      dhimbjet gjate marredhenies shkaktohen per shkak te vaginizmit apo dispareunise. Ju keshilloj nje takim me mjekun gjinekolog.

  • Pershendetje ndoshta pot pengoj por qfar mund te kem un jam e martuar dhr gjdo her kur bejm mardheni kam shum dhimt mund qe sjam prishur hala apo ndonje problem tjeter

  • Qfare mund te jete arsyeja Nqoftese ndien dhimbje ne koken e penisit kam qene te urologu me ka thene qe ka te beje vetem me imagjinaten tende dhe asgje me teper? Ndonje keshille?.

    • Te ndjekesh keshillen e urologut dhe mos fiksohesh shume mbas organit tend gjenital. Ehste nje organ si gjithe te tjeret.

  • a eshte e vertet qe edhe nepermjet puthjes mund te maresh std dhe prezervativi nuk te mbron 100% kundrejt ketyre std

    • Po mund te merren IST ose SST edhe nepermjet puthjes nese ka ndonje plage dhe biem ne kontakt me lengjet biologjike apo gjakun e infektuar te dikujt tjeter. Higjiena personale eshte shume e rendesishme.

  • A ka ndonje problem nese kur mastrubohem penisi nuk e ka formen e drejte por te nje bananeje si e lakuar pls me kthe pergjigje?

    • Penisat jane te ndryshem, per sa kohe penisi yt kryen te gjitha funskionet nuk ka asnje problem qe ai eshte i lakuar.

  • Ju lutem mund te me ndimosh?jam një vajzë 18 vjeqare nuk kam kryer kurr marrëdhie seksuale por vetëm kam futur gishtat në vaginën time kam pasur pak shum pak rrjedhje(gjakosje)por nuk jam e sigurt a jam e virgjër apo nese e kam humbur virgjërinë ju lutem me ndimoni me një përgjigjje

  • pershendetje zhaklin
    shoqja ime ka kryer marrdhenie per here te pare por ka dhimbje te medha ne miter

  • pershendetje zhaklin shoqja ime ka kryer marrdhenie per here te pare por filloi te kete dhimbje te medha ne miter

    • Pershendetje, shoqja jote te shkoje te beje nje vizite te gjinekologu.

  • pershendetje un desha tme ndimosh shum me nje pergjigje sepse kam shum nevoj .Qe naten e kaluar kam
    kryeer mardhenje seksuale mbrapa dhe gabimisht partneri 2-3 her e futi dhe perpara kisha dhimbje dhe pastaj pasi u veshha me kishin dal 2-3 pika gjak dhe me dhimbste pastaj kur u zgjova nga gjumi duke kryeer nevoj me doli me shum gjaaaak dhe spoe kuptoj e kam humber virgjeerin apo jo

  • prsh zhak jam 18 vjec dhe kam shtremberim penisi.c far me keshillon.

  • Zhaklin pershendetje desha te te pyes si mashkull i ri ne mosh 16 vjecare. Masturbimi a ndikon ne daljen e akneve.

  • Pershendetje..zhaklina te lutem me ndihmo te lutem sepse po perjetoj depresion vetem ti mund t me ndihmosh mua..jam 18 vjec dhe kam qen e virgjer kam takuar nje djal qe heren e pare e futi penisin por shum pak se m premtoi qe nuk do me hiqte virgjerin me dhembi shum u takuam heren e dyt me dhembi prap dhe me doli nj pik gjak..me tha q dhe heren e 1 me kishte dal gjak..te lutem a mund te jem e virgjer ose te bej seks me dik tjeter por ai mos ta kuptoj kete gje ?

  • Prsh kam arritur ne nje moshe ku te gjith moshataret e mia jan te zhvilluara nga trupi kurse un jo madje as periodat sme kan ardhur

  • Si behet rritja e penisit ne menyren me te shpejt dhe efektive ? Ju lutem !

  • Cfare mund te ndodhe gjate seksit te pare a ka mundesi qe te dal gjak nga penesi kur te penetrojme ne vagine ose gjate penetrimit mund te kete derdhje gjaku ne penis?

  • Pershendetje.
    Une jam 22 vjeç dhe ngaqe nuk kam qendrueshmeri , u rendova psikologjikisht dhe prej kohesh vendosa qe ti largohem “jetes” seksuale. Por ka filluar qe ne gjume te ejakulohem ne menyre te pavullnetshme dhe ne momentin kur zgjohem eshte e pamundur ta parandaloj.
    Tani dua te di si mund ta ndaloj kete gje, sepse eshte vertet e pakuptueshme.

  • Pershendetje , kam akoma gjakderdhje pas aktit tim te pare seksual , sot eshte dita e dyte qe kam gjakderdhje , mund te me ndihmoni duke me treguar dicka lidhje me kete pjese te lutem?

  • Pershendetje Ju kerkoj ndjese per shqetesimin
    Para 2 ditesh kam kryer mardhenie me partnerin dhe gjat aktit kisha mpirje dhe mbledhje te buzes te cilen nuk e kontrolloja dot dhe nuk me kishe ndodhur asnjeher me pare ? Me ndihmoni dot me nje pergjigje pasi jam shum ne merak?

  • Jam 18 vjeq dhe kam humbuer virgjerin por tashme sa her kryejm mardhenie prap kam gjakderdhje edhe ler tu ber merak

  • Zhakline jam nje qun jam mbi pesh si me duket nuk e kam shum penisin e vogel qfar esht arsyja qe e kom penisi e vogel te Lutem me trego

  • Zhakline jam nje qun jam mbi pesh si me duket nuk e kam shum penisin e vogel qfar esht arsyja qe e kom penisi e vogel te Lutem me trego

  • Pak jasht temes amo desha me t’pyt perse lindim gay . Faleminderit qe e ndan kohen me na tregu gjera qe na interesojne <3

  • Pershendetje Zhak desha tpyes kam ber mardhenie per her te par dhe kam hup virgjerin dmth kam gjak derdhje diten e par kam pas gjak derdhje dhe diten e dyt me rrjedh ngapak qfar duhet tbej aesht normale rrjedhja edhe sa dit duhet zgjat

  • Dua te ndaj edhe une mendimin tim.
    Une jam vajze.
    Prinderit me kane pas mesuar ate iden qe virgjeria duher ruajtur per mashkullin tend te jetes edhe mamaja me ka pas thene qe pasi te kryeni aktin e pare do kesh gjakederdhje dhe atehere kuptohet qe ke qene e virgjer… Dhe kur erdhi momenti i aktit tim te pare une nuk kisha gjakderdhje
    Dhe partnerit gjithashtu i kishin thene qe nese femra ska gjakderdhje nuk eshte e virgjer. Pra per mendimin tim keto gjera duhen studjuar mire perpara se te arrish ne konkluzione te tilla. Sepse ka himena elastike dhe jo domosdoshmerisht do kene te gjithe femrat gjakderdhje..
    Prandaj ne vitin qe jetojm nuk duhet te flitet aspak pjesa e virgjerise ne nje marredhenje por marredhenja te bazohet ne besim dhe respekt dhe keto vogelsira te anashkalohet.

    • Pershendetje dhe faleminderit qe ndave kete eksperience. Une jam dakord me ty dhe miratoj ate qe thua.