Sexting dhe covid-19

SEXTING rregullat e arta për të bërë seks virtual në karantinë

E kemi thënë mijëra herë se çfarë është sexting, po e them dhe njëherë për ata që nuk e dinë. Do të thotë shkëmbim mesazhesh ( foto, video, audio)  që kanë përmbajtje seksuale.

E vetmja mundësi për të bërë seks ( edhe se virtual) për të gjithë ata që janë single ose për ata që e kalojnë karantinën larg partnerit të tyre. Sexting mund të pëlqehet dhe nga ata që nuk e kanë bërë më parë.  Nga ana tjetër si mund të heqim dorë nga disa momente qetësie pikërisht tani ? Por, sepse ka por, sikursë në seksin real ka ca rregulla që  duhet ndjekur për siguri.

Duhet të ketë miratim nga të dyja palët

Rregulli i parë është bazik: duhet të ketë miratim reciprok. Vazhdoj ta theksoj që nuk është e nënkuptuar: shumë njerëz marrin foto penisi edhe pa e kërkuar fare ose nga të panjohur. JO nuk është situate normale.

Janë vendime që merren sëbashku. Gjithmonë. Të gjithë ne kemi tempizmin personal dhe kjo gjë duhet respektuar edhe nëse njihemi në jetën e vërtetë edhe nëse jemi bashkë. Nëse nuk ka respekt, duhet të largoheni më shpejtësinë e dritës. Mos harroni që për të dyja palët duhet të ketë rregulla të sakta.

Mos dërgoni kurrë foto ose video ku duket fytyra juaj nëse jeni të zhveshur.

 Fytyra është pjesë tepër indentifikuese. Kini kujdes edhe nëse keni ndonjë shenjë tjetër identifikuese. Ky kujdes jo gjithmonë do të thotë që nuk keni besim të tjetri, por më mirë të mbroni veten nga situate të pakëndshme.

Çfarë të shkruash e të mos shkruash duke bërë sexting

Mbasi keni rënë dakord  jepini mundësi vetes të fantazoni dhe të shprehni dëshirat tuaja. Bëni pyetje të drejtëpërdrejta, çfarë të plëqen, çfarë nuk të pëlqen. Edhe ata që janë më të turpshëm kanë fantazi seksuale, prandaj bëhini të ndihen mirë nëse njëri nga ju është më ekstrovert. Do ju dhurojnë kënaqësi të mëdha. Në të njëjtën kohë, shprehuni dhe tregoni se çfarë ju eksiton. Ndarja e kënaqësisë në seks është primare edhe më shumë kur  nuk e keni personin afër, prandaj përtej fotos, imagjinata është gjithçka.

Vendosni muzikën e duhur.

Duhet të krijoni një vend të sigurt për të shijuar chatin tuaj erotik. Krijoni një atmosferë të qetë dhe relaksuese. Muzika e duhur mund të ndihmojë shumë. Mund të zgjidhni një përzgjedhje të gatshmë ose të bëni gati listën tuaj. Qirinj me aromë, drita të fikura, lingerie sexy, tuta, çdo gjë është ok për sa kohë jeni ju në rregull.

Me kë të bësh sexting e me kë jo ?

 Zgjidh mirë përsonin me të cilin ke vendosur të bësh sexting, sepse ndonëse është një zgjedhje momentale, ajo mund të sjellë shpresa ose problematika të mëvonshme. Nuk jemi të mbrojtur nga zhgënjimi edhe nëse kemi marrëdhënie virtuale.  Prandaj mos u rrëmbeni qëndroni të vetëdijshmë. Nëse bëni sexting më dike që njihni, dhe që ndoshta keni bërë seks dhe në jetën reale, mund të eksploroni më shumë. Nëse jeni një çift në karantenë në qytet të ndryshme bëni të njëjtën gjë. Kujdes në rikthimet me ex që rastësisht në këto kohë ju kontaktojnë. Nëse nuk bënin përpara, nuk do bëjnë as tani. Duhet të mundohemi mos të rrezikojmë shumë dhe të kemi kujdes për veprimet që bëjnë.

Duhet të dërgojë foto për të bërë sexting ?

Pikërisht si në raportët seksuale live, te eksitimi arrijmë secili në rrugën e vet. Disa persona kanë qejf të shohin organet gjenitale, disa të tjerë të fantazojnë.

Prandaj kini kujdes, shijoni veten dhe partnerin por me vetëdije.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.