Karatine nuk ta kam friken

Karantinë nuk ta kam frikën

Një pandemi globale nuk është një arsye e mirë për të biseduar me ish-in.

Ky post do të flasë pikërisht për atë përshkrimin që sapo lexuat. A është ky momenti i duhur për të lidhur kontakte me ish-in ? Jo, nuk është.

Ndoshta ideja ju ka kaluar në paradhomën e truri, gjatë ditëve të izolimit apo bashkëjetesës së detyruar më banorët e tjerë të shtëpisë.

Megjithatë fakti që e keni menduar – dhe që do e mendoni edhe herë të tjera- nuk është asrye e mjaftueshme për të t’i dhënë fre impulseve të tilla. Është një ide shumë e keqe.

Përqëndrohemi te ju.

Ndodheni në një moment të qetë dhe stabil të jetës tuaj ? Jo, po jetoni një pandemi botërore. Sido që të ishte jeta juaj më parë, kjo pandemi ka hyrë në jetën tuaj më kokë lart, duke prishur gjithë ekuilibrin, duke vënë në diskutim endrrat, projektet, pritshmëritë dhe objektivat tuaja. Në këtë situatë nuk keni as mundësinë të kanalizoni energjinë e tepërt në projektet tuaja të ardhshme duke parë që situata është ende shuuuumë e paqartë.

Këtu krijohet ai qarku i rrezikshëm, kur ajo ndjenja e vetmisë na jep idenë që çdo gjë po shkatërrohet dhe mendja jonë shkon te kujtimet e bukura, apo të personat me të cilat i kemi ndarë.  Është njerëzore, por fakti që është njerëzore nuk e bën logjike.

Njeriu me të cilin keni mbyllur një histori nuk është më- pavarësisht arsyeve, fajeve, apo zgjedhjeve-  nuk është më personi me të cilin keni ndarë ato momentë që i përkasin të kaluarës. Edhe ju vetë nuk jeni i njëjti person: orvatja në ngushëllimin që nga ana tjetër është dikush që ju kupton, mund të përplaset me realitetin bizarr dhe momentin distrofik që po jetojmë.

E qartë çdo gjë besoj ? Mendoni që doni të flisni më një person, por ai person nuk ekziston më. Jo, si e doni sepse ndërkohë keni ndryshuar të dy. Mund të jemi më të mirë se sa karantina që po mundohet të na trasformojë.  E nëse është ajo që bëhët e gjallë, ose ai ? Sepse është pandemi për të gjithë. Nëse kjo ndodh, çfarë duhet të bëjmë ? Ti bllokojmë dhe mos të përgjigjemi. Të drejtëpërdrejtë, të pamëshirshëm, të vërtetë, lufta është luftë për të gjithë.

Është e kotë të humbni kohë sepse kur karantina të ketë mbaruar dhe të jenë kthyer kafet me shoqet dhe kalçetot me shokët, ju do jeni përsëri një kujtim i largët. Marrëdhëniet që nuk kishin një mirëkuptim më përpara sigurisht qe nuk do ta gjejnë tani nga disa video të përbashkëta. Më mirë një bllok sot se sa një tjetër sqarim nesër.

Fatkeqësisht kjo nuk është një VKM, as ndonjë ligj që dënohet më gjobë, do të duhet të mbeshteteni vetëm te vetja.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.