Revenge porn

Albanian sex tapes – shpifuria shqiptare 2.0

nga Albatros Rexhaj

Nuk janë vetëm shqiptarët ata që janë të fiksuar me dëshirën që të regjistrojnë një sex tape – sipas Cambridge Dictionary, regjistrimi i vetes duke zhvilluar aktivitet seksual me qëllimin që videoja të jetë private – por ajo çfarë bëjnë shqiptarët, gjatë përpjekjes së tyre për të regjistruar një sex tape, padyshim që përbën një kategori të re kuptimore. Kjo mbase sepse ne, meshkujt shqiptarë, jemi një specie në vete, një përzierje e çuditshme e egos së madhe dhe frikës së llahtarshme nga gjykimi i të tjerëve.

Shqiptarët vdesin nga dëshira që të regjistrojnë me video aktivitetin e tyre seksual, madje të kenë edhe një kolazh, një seri të tërë të regjistrimeve, mundësisht me partnere të ndryshme. Këto video nuk regjistrohen për t’u shikuar më vonë nga vetë partnerët, në mënyrë që ata të reflektojnë mbi përvojën e tyre nga një perspektivë tjetër, por ato regjistrohen me qëllimin e vetëm që t’u tregohen çunave, dhe me këtë nuk e kam fjalën vetëm për shokët. Si fenomen, kjo mburrje arkaike mund të jetë me shumë kuptime (p.sh kompleksi i mashkullit Alfa), por edhe një indikacion i homoseksualizmit latent, pasi që këto video shërbejnë si një dëshmi abstrakte e burrërisë dhe konfirmim i të qenit padiskutueshëm straight, një diçka të cilën e kam trajtuar te romani im “Edith”.

Të fiksuar pas regjistrimit të aktivitetit seksual janë edhe disa nga të njohurit e mi – nga rrethi im privat por edhe nga bota e artit dhe e jetës publike – dhe jo rrallë herë ka rastisur që bisedat tona kanë devijuar drejt dëshirës së madhe të këtyre miqve të mi që të tregojnë video të tilla. Si narracion mbi videon, rrëfimi rëndom fokusohej drejt lavdërimit se çfarë alamet femre paska pasur në dorë, si ia ka bërë atë punë, mundësisht motive sa më filmike që të jetë e mundur. Ka pasur edhe aso rastesh kur në kafene apo në klub papritur ishte shfaqur një femër atraktive dhe pastaj fillonte referati: e sheh këtë që po na bën si e moralshme, ajo është kjo… dhe pastaj fjala ilustrohej me një video në telefon ku ajo shihej gjatë aktit.

Por, duke mos dashur që ta stërzgjat këtë histori, pavarësisht kush ka regjistruar video të tilla, qofshin të famshëm apo milet i zakonshëm, që të gjitha këto video e kanë një detaj të përbashkët që nuk ndryshon kurrë. Në video, gjithmonë shihet vetëm AJO, në poza dhe aktivitete të ndryshme, spontane apo sipas kërkesave të zotërisë, por rrallëherë, të mos them pothuajse kurrë, shihet AI. Jo pse zotëria ka një lidhje tjetër apo diç të ngjashme, por thjesht nuk do që ai të ekspozohet sepse, siç e thashë në fillim, llahtarshëm i druhet gjykimit publik të tjerëve.

Si mund ta cilësoj një person të tillë ? Frikacak?

Pasi që video të tilla janë ri-aktualizuar përsëri së fundmi, duke i dhënë pak energji elektrizuese atmosferës së rënduar nga pandemia, e ndiej të nevojshme të them se jam kundër çfarëdo përpjekje për të kufizuar lirinë e individit, përfshirë edhe të drejtën për të bërë seks me këdo që robi dëshiron, të drejtën për të regjistruar video erotike apo për të vegjetuar e mastrubuar në faqe pornografike, por jam kundër burracakërisë që tregohet duke e fshehur veten gjatë regjistrimit, jam kundër të gjithë atyre që e shpërndajnë në mënyrë virale një video të tillë dhe që shpërthejnë në thashetheme e gjykime morale deri në nxirjen e jetës së tjetrit, por edhe jam shumë kritik ndaj naivitetit që tregon femra shqiptare atëherë kur pranon të regjistrohet në një video ku shihet vetëm ajo, ndërkaq ai ngel misterioz dhe i mbrojtur nga kthetrat e gjykimit publik.

Kushdo që dëshiron ta reklamojë potencën e penisit të tij apo kreativitetin e fantazisë duhet të shkojë deri në fund dhe mos të fshihet gjatë videos, përndryshe e tëra është vetëm një vazhdimësi e sportit gjithë popullor të stigmatizimit të vazhdueshëm të femrës shqiptare.

Kur e kam shkruar librin “Zonja Z” në mendje kam pasur femrat e ndrydhura dhe meshkujt e tredhur të realitetit shqiptar, ku bëjnë pjesë edhe këto, që pranojnë të jenë vegla në dorën e gjithkujt, si dhe këta, që nuk kanë guxim të tregojnë se janë titullar krenar të një potence madhështore që me aq zell e reklamojnë në video.   

Në fund dua të shtoj edhe diçka, për mua shumë e rëndësishme: këto video regjistrohen edhe për shantazh, së pari ndaj femrës si një individ i caktuar, por edhe si gjini në përgjithësi. Në realitetin shqiptar për të njëjtën gjë, që po njësoj e aspirojnë të dy gjinitë, ajo është kurvë ndërkaq ai është pidhar (ky një titull i lartë dhe i respektuar shoqëror).     

Me fjalë të tjera, e gjitha është një ndërmarrësi shumë malicioze, tepër e sofistikuar që të justifikohet me shfajësime të ndryshme, nga ato që mund t’i dëgjojmë poshtë e lart. Ndërkaq më e shpifura, tregues i primitivizmit tonë të sofistikuar urban, është mania kolektive për t’i dhënë jetë qarkullimit të këtyre videove, sigurisht edhe si material për të masturbuar, në mënyrë që të gjithë të dalldisen në një dëlir të thashethemeve dhe gjykimit moral.

E gjitha është poshtërsi.

Poshtërsi që buron nga të poshtrit, për disa të poshtër të tjerë, në funksion të poshtërsisë kolektive që na vlon pas çdo himni që i thurim moralit.

(ky reflektim është krejtësisht personal)  

Zhaklin Lekatari

6 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje
    Une kam problem se prishem shpejt sua ndonje keshill ose cfare mund te me ndihmoj te rregulloj performancen time??

  • shkrimk me idjot qe kam lexuar ne tabu! per info te personit qe e ka shkruar duhet te humultoje me shume para se te shprehi mendimet e tije. deshira per te shfaqur parntenren eshte e lashte sa seksi quhet candaulisem. pothuaj se 80% e meshkujve e kane si fantazi. ska asgje te keqe. e keqja qendron vetem me raster kur personk ekspozohet video nxirret per ta denigruar shoqerisht moralisht.

  • Zhaklin doja te dija ndikon mastrubimi tek femijet pra mund te ngelesh pa femije per shkak te mastrubimit? Te lutem kthe pergjigje

  • Shkrim të cilit nuk mund t’i heqësh apo shtosh një presje. Përgëzime zj. Lekatari, përveç pamjes, paskeni dhe një mendje të bukur.